U zhvillua festivali i katërt i shkollave shqipe në zonën e tre-shteshit New York – New Jersey – Connecticut

Nga Beqir Sina Waterbury – Connecticut

Mozaik i larmishem ngjyrash – kostumeve popullore, këngë e valle nga Shqipëria Kosova dhe të gjitha trevat shqiptare, nga femijët shqipitarë në Amerikë WATERBURY CT : Një festival vjetor, ky, që katër vjet më parë nisi me inisiativën e Ambasadorit Bekim Sjediu dhe stafit të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës, në kordinim me Bordet drejtuese të Shkollave Shqip në zonën e Tri-Shteshit – New York, New Jersey, dhe Connecticut, i cili po ruan gjuhën, kulturën dhe traditën Shqiptare larg vendlindjes, edhe këtu në SHBA. Mkipritëse simbias rotacioinit ishte Qendra Shqiptaro-Amerikane Kulturore dhe Islamike “Hasan Prishtina” Waterbury- Connecticut, kurse, koorganizator janë për edicionin e 4të të Festivalit të Shkollave Shqip me Kosullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës dhe ajo e Shqiperisë në New York. Kjo veprimtari u zhvillua në skenën e teatrit të Pallatit të Kulturës të Shkollës së Mesme “John F. Kennedy” të qytetit Waterbury në Connecticut . Festivali zgjati katër orë.

Bordet e shkollave Shqip, kishin përgatitur programet e Grupeve që përformuan për të paraqitur denjësisht këngët e vallet shqiptare, nga Shqipëria. Kosova dhe të gjitha trevat shqiptare të zgjedhura posaqerisht për këtë Festival, siç edhe ndodhi . Në këtë aktivitet morën pjesë 5 Shkollat Shqip me program plotësues një herë në javë, në zonën e Tri-Shteshit, Alba Life nga NY, Shkolla Shqip e Bronxit NY, Shkolla e AACC nga Clifton NJ dhe nikoqiri Shkolla Shqip “Hasan Prishtina” Waterbury. Kustumet popullore të fëmijëve ishin të larmishme, ku u përfshinë këngë, valle, interpretime me instrumente popullore, nga Shqipëria , Kosova, dhe të gjitha trevat shqiptare, përfshirë Çamërinë. Në sallë ishin të pranishëm stafet drejtuese të shkollave shqipe të kësaj zone, veprimtarë të njohur të komunitetit , përfshirë Kryetarin e Akademisë së Shqiptaro – Amerikane Dr. Skender Kodra, Sekretarin Dr. Adem Harxhi, dhe studiuesin Bajram Doka, përfaqësues të institucionit të kësaj Shkolle së qytetit të Waterbury, si dhe organizatorët e këtij eventi mjaft të bukur, nga Qendra Shqiptaro-Amerikane Kulturore dhe Islamike “Hasan Prishtina” Waterbury në Connecticut,. Në një atmosferë festive në mjediset e Pallatit të Kulturës, të kësaj shkolle nxënësit, mësuesit, prindërit dhe çdo grup tjetër ndoqën shpalosjen e talenteve të reja që sjell ky festivali dhe durtrokitën grupet pjesëmarrse duke ikurajuar ata gjatë gjithë programit.

Konsullata e Përgjithsme e Republikës së Kosovës, e ka mbështetur këtë aktivitet ashtu siç i ka mbështetur vazhdimisht jo vetëm veprimtaritë e shkollave, por edhe të çdo iorganizate dhe shoqate të komunitetit që kontribuon në gjallërimin e jetës kulturore të komunitetit shqiptar në SHBA. Në emër të organizatorit dhe mikëpritësit, Qendra Shqiptaro-Amerikane Kulturore dhe Islamike “Hasan Prishtina” Waterbury në Connecticut, me këtë rast falënderojë Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës, dhe Shqipërisë në NY, Shkollat Shqipe: Hasan Prishtina Waterbury, Alba Life NY, Shkolla Shqipe Bronx, Shkolla Shqipe Clifton dhe Shkollën Shqipe Riverdale NJ, për inicimin dhe organizimin e këtij festivali Shqiptar . Moderatorja e këtij festivali në fund ftoi krytarin e Rakip Etemi, të nderojë me kupën e festivalit, udhëheqësit e pesë grupeve pjesëmarrse në këtë Festival.

Ai me këtë rast u uroj suksese te gjithe nxenesve e në veçanti nxënësve të Shkollave që preformuan në Festivalin e 4-të të Shkollave Shqip, me këng dhe valle nga Shqipëria e Kosova të gjitha trevat shqiptare. “Kjo është gjëja më e bukur që po bëjmë, tha Etemi, duke shtuar se sa më shum që ti mbështesim këto fëmij të cilët e ruajn gjuhën, kulturën dhe traditën Shqiptare larg vendlindjes, aq shumë i shërbejmë vetes dhe vendit tonë prej nga kem ardhur”. Kryetari i Akademisë së Shqiptaro – Amerikane Dr. Skender Kodra, tha se ishte mrekulluar nga kjo paraqitje kaq e bukur e këtij festivali, fëmijësh shqiptarë në Amerikë, : “Spikati bukuria, shumëllojshmëria e ngjyrave të koistuiemeve popullore shqiptiare, dhe niveli i interpretimit, tha Dr Kodra, talentet e reja në të gjitha zhanret artistike, si dhe kostumet e mrekullueshme dhe të larmishme, të cilat ishin përgatitur me shumë kujdes nga të gjitha shkollat, të denja për këta fëmij të cilët e ruajn gjuhën, kulturën dhe traditën Shqiptare, edhe larg vendlindjes, edhe këtu në SHBA, ashtu si e ruajtëm dhe e mbajtëm ne gjallë, me fëmijët tanë për dekada me radhë në diasporë”. Festivali i 5 – të i Shkollave Shqip në zonën e Tri-Shteshit, New York, New Jersey, dhe Connecticut, simbas rotacionit vitin e ardhshëm dotë mbahet në Clifton të New Jerseyt

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Verified by MonsterInsights