Sfilata “Xhubleta dëshmitare e lashtësisë sonë” në Parkun e ri të Komunës së Tuzit

xhubleta

Komuna shqiptare e Tuzit e ka shpallur vitin 2023 si vitin e xhubletës.

Për këtë arsye, një aktivitet i organizuar në detaje e siç e meriton vetë Xhubleta, Parku i ri i Komunës së Tuzit u kthye në një vend pritës i figurave të njohura si nga jeta kulturore e artistike, ashtu edhe nga ajo politike.

Sfilata e Xhubletës e titulluar “Xhubleta dëshmitare e lashtësisë sonë”, u mbajt në ambientet e Parkut të Ri.

Me atmosferën e krijuar përreth, ky aktivitet të kthen mbrapa në kohën e gjysheve tona. Mbi tridhjetë vajza dhe gra, të rregulluara deri në detajin më të vogël, parakaluan të veshura me Xhubletën e vajzërisë dhe nusërisë, duke u’a prezantuar të pranishmëve por jo vetëm, por edhe të gjithë atyre që nëpërmjet mediave të pranishme patën mundësinë ta shijojnë këtë pjesë të trashëgimisë sonë kulturore, tashmë pjesë e UNESCO-s.

Në fjalën e mbajtur në fillim të aktivitetit kryetari Gjeloshaj ndër të tjera tha: 

Pas njoftimit se UNESCO-ja, Organizata e Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë, e futi Xhubletën në listën pasurisë jomateriale të kulturës botërore,  në nëntor të vitit të kaluar, Komuna e Tuzit ka shpallur vitin 2023 “Vit të Xhubletës” dhe të gjitha organizimet kulturore brenda këtij viti do të kenë siglën e Xhubletës. Duke shtuar më tej se në simpoziumin e sotëm të organizuar nga  Komuna jonë dëgjuam detajet gati të harruara për xhubletën që do të hyjnë rishtazi në memorien tonë kolektive, veçanërisht pas publikimit të kumtesave.

T’u përkujtojmë se ia arritëm që, për herë parë, edhe Posta e Malit të Zi të lëshojë në përdorim pullën postare me elemente shqiptare, pikërisht me xhubletën dhe me shënimin Viti i Xhubletës.

Pas kësaj, ai për herë të parë ndau titullin e Komunës “Qytetar Nderi i Komunës së Tuzit”. Titull iu dha 90-vjeçares Tole Berishaj, për kontributin e saj të rëndësishëm në ruajtjen dhe kultivimin e traditës përmes punimit të veshjes kombëtare, Xhubletës.

Ceremonia ishe e ndarë në disa faza, në pjesën e parë të ceremonisë ishte parakalimi me xhubleta në tapetin e kuq, ku të ftuarit patën mundësi të fotografohen, pjesë tjetër ishin fotografitë e Xhubletës pronë e Muzeut ,”Marubi” Shkodër, prezantimi i veshjeve nga stilistja e re nga komuna jonë Amanda Berishaj, me motive të Xhubletës, Arka e pajës e cila përfaqësonte lashtësinë, Vallja e xhubletës me motive popullore, sfilata, shpallja e Qytetarit të nderit, si dhe një koktej modest i cili u shoqërua nga zëri melodioz i mexosopranos së mirënjohur nga Shqipëria, Vikena Kamenica.

Pjesëmarrës në këtë event ishin edhe modelja Emina Çunmulaj me bashkëshortin biznesmenin Sam Nazarian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Verified by MonsterInsights