Sonia Sallaku merr kurorën e “Miss Shqipëria 2023”

Sonia Sallaku u shpall fituese e konkursit të bukurisë “Miss Shqipëria 2023”. Mbrëmjen e djeshme, Tirana mirëpriti garën e këtij viti, që natyrshëm ishte konceptuar në një mbrëmje që i tejkaloi një konkurs të thjeshtë bukurie.

Kush është bukuroshja që rrëmbeu kurorën e “Miss


Me prezantimin e Hygerta Sakos, mbrëmja e kësaj të shtune, përveç 25 bukurosheve, ngjiti në skenë edhe shumë artistë Stresi, Nrg Band, Adelina Tahiri, Çiljeta Xhilaga, West Side Family, Armaldo Kllogjeri, Endri dhe Stefi, Orgesa Zaimi, Kastro Zizo, Stine dhe artiste të rinj si Koko Antonel apo Giacomo Merlo.

Kush është bukuroshja që rrëmbeu kurorën e “Miss
Ndërsa juria profesioniste ishte e përbërë nga figura të fushave të ndryshme, Arta Dade, Aldona Elezi, Inis Gjoni, Kastriot Çaushi, Altin Hazizaj, Gent Shkullaku, Zana Guxholli, Çiljeta Xhilaga, Drita Ziri dhe Niko Komani që votuan për mbretëreshën e këtij viti dhe ata zgjodhën si më të bukurën Sonia Sallakun.

Gjithashtu çmime të tjera u ndanë edhe për bukuroshet e tjera të e pasarelës.

Erinda Kaca ishte vajza që u kurorëzua me çmimin “Miss Press”, çmimi i “Miss kinemasë” u rrëmbye nga bukurosja Kejsi Pëllumbi dhe Besarta Berisha mori çmimin “Miss turizmi”.

Back to top button
Verified by MonsterInsights