Ngrihet busti i Skënderbeut në Kastrovillari të Kozencës në Itali

Atdhetarë, patriotë, arbëreshë, miq kastrovillarez morën pjesë në Inagurimin e vendosjes e bustit të heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu më 8 korrik në Kastrovillari të Kozencës në Itali. Shqiptarët i dhanë gjallëri këtij aktiviteti, me këngët dhe vallet tona të trashëguara brez pas brezi.

Bustin e Inaguroi At Antonio Bellusci, kolosi i Arbërisë dhe vëllai i shqiptarëve dhe Kosovës.

“Emri i lashtë i qytetit të Kastrovillarit, ‘Castrum Villarum’ që është ‘Kalaja e Vilave’ e cila shfaqet gjithashtu në një diplomë të Kontit Roger në 1094. Siç e shikoni kemi të bëjmë me një qytezë antike, e cila prej shekujsh ka patur një lidhje historike me pjesën ballkanike helene e shqipfolëse”, u shpreh ai.

Shumë shqiptarë të tjerë, me familjet e tyre i dhanë shpirt festës dhe na bënë të ndihemi krenar se Shqipërisë nuk i mungon vëllazëria, patriotizmi dhe dashuria për atdheun edhe pse në tokë të huaj. Ajo që i jepte më bukuri ishin fëmijët, trashëgues të vlerave tona më të mira.

Kastorvillari është një Horë. Këtu kaluan Arbëreshët me Garibaldin dhe tek kjo tokë u shkolluan me mijëra arbëreshë. Sot Skënderbeu është mes arbëreshëve, si një pjesë e amanetit të tij që shqiptarët të jenë të bashkuar dhe të ruajnë gjuhën, kulturën dhe traditat.

Thuhet nëse do të lindë ndonjë provincë e Re, Kastrovillari me padyshim do të ishte provinca e Arbëreshëve dhe pa bustin e Skënderbeut, kjo provincë nuk do të kishte shpirtin arbëror.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Verified by MonsterInsights