Sportistët e Shqipërisë po shkëlqejnë në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes për të rinjtë që po mbahet në Chişinău të Moldavisë.
Dje sportistja Enkileda Carja garoi në Kampionatin Europian të Peshëngritjes U15-U17 në kategorinë 59 kg.
Sportistja 15-vjeçare nga Elbasani arriti të fitonte vendin e parë me një diference prej 21 kg nga vendi i dytë.
Enkileda Carja fitoi tre medalje ari me 84kg në stilin e shkëputjes, 100kg në stilin e shtytjes dhe 184 kg në dygarësh.
Sakaq, lidhur me këtë lajm ka reaguar edhe kryeministri Rama, i cili me anë të një postimi në rrjete sociale shkruan: “ENKILEDA CARAJ është kampionia shqiptare e radhës me plot 3 MEDALJE ARI në Kampionatin Europian për të rinj U15”.
Këtë herë ka qenë Samoel Rrasa që ka siguruar një tjetër medalje për kuqezinjtë. 15-vjeçari ka fituar medaljen e bronztë në shkëputje, për peshën deri në 67 kilogramë.
Rrasa ngriti 116 kilogramë në provën e tij më të mirë.
Pas sportistes nga Elbasani, është radha e Rrasës për t’u ngjitur në podium dhe vendosur emrin mes fituesve. Duket se e ardhmja e shtangës në Shqipëri është në duar të sigurta, me dy kampionët e rinj që premtojnë për më tej.