Nxënësit e shkollave shqipe në Greqi festojnë mbylljen e vitit shkollor

Mes vjershave dhe këngëve, nxënësit e shkollave shqipe në Greqi kanë mbyllur vitin shkollor 2022-2023. “Të trashëgojmë gjuhën tonë brez pas brezi”- ka qenë fokusi kryesor i tyre gjatë këtyre viteve dhe duket se çdo përpjekje e mund është shpërblyer, pasi interesi i nxënësve për të mësuar gjuhën shqipe ka qenë i lartë.

Udha e shkronjave”, Korinth

Me vjersha dhe valle tradicionale, kursi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare “Udha e shkronjave”, Korinth bëri mbylljen e vitit shkollor 2022-2023. Mësueset e kursit falenderuan prindërit dhe nxënësit duke u uruar pushime sa më të mbara.

Shtëpia Shqiptare “Porta”

Në një atmosferë festive me miq e të ftuar Shtëpia Shqiptare “Porta”, mbylli vitin shkollor 2022-2023. Interpretimet plot jetë e gjallëri të valleve popullore shqiptare dhe recitimet në gjuhën e bukur shqipe u pritën dhe u duartrokitën me dashuri nga gjithë pjesëmarrësit.

Kursi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare “Kastel”

Me urime dhe falenderime të përzemërta për nxënësit, mësuesit dhe Lidhjen e Mësuesve Shqiptarë në Greqi, kursi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare “Kastel” bëri mbylljen e vitit shkollor 2022-2023.

“Fari i Dijes” Hania, Kretë

Të panumërta ishin falenderimet e prindërve për punën e mësuesve vullnetarë, të cilët punuan më pasion e dëshirë për t`u mësuar fëmijëve gjuhën shqipe.

Kursi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare pranë shoqatës “Progresi”, Selanik

Kujtimeve të bukura të vitit mësimor që sapo u mbyll, urimit për pushime sa më të mbara, i bashkohet edhe dëshira për të qenë pranë njëri-tjetrit përsëri, për të mësuar gjuhën shqipe, gjuhën e nënës.

“Treguam dashuri dhe respekt për gjuhën tonë. Këmbëngulëm dhe arritëm që për 1 vit të plotë shkollor, pa ndërprerje, shkollën ‘’Petrino’’, Stavrupoli ta ‘mbysim’’ me tingujt e ëmbël të shqipes duke e kthyer në një shtëpizë të artë”, shkruan në rrjetet sociale stafi i shoqatës.

Kursi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare “Katerini”

Kursi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare “Katerini” bëri mbylljen e vitit shkollor 2022-2023. Falenderime për nxënësit që mbushën klasat virtuale dhe prindërit e tyre për bashkëpunimin, pasi qëllimi kryesor është mësimi i gjuhës dhe kulturës shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Verified by MonsterInsights