Zyrihut i shtohet një klasë e re e gjuhës shqipe

Rrjetit të shkollave shqipe në Zvicër iu shtua gjatë këtyre ditëve edhe pika shkollore në Fahrëeid, të kantonit të Zyrihut. Të martën me datë 23 maj 2023 “Shkolla Shqipe” në Zvicër, hapi dyert edhe në Fahrweid të Kantonit të Zyrihut, duke iu mundësuar fëmijëve shqiptarë të këtij vendbanimi të vijojnë mësimet në gjuhën amtare.

Me anë të një publikimi në rrjetet sociale, Ambasada shqiptare në Bernë njoftoi për hapjen e kësaj klase në gjuhën shqipe.

“Në kuadër të ‘’𝑺𝒉𝒌𝒐𝒍𝒍𝐞̈𝐬 𝑺𝒉𝒒𝒊𝒑𝒆’ 𝒏𝒆̈ 𝒁𝒗𝒊𝒄𝒆̈𝒓, më datë 23 maj 2023 në Fahrweid të Kantonit të Zyrihut është hapur dhe një klasë e re shqipe. Në këtë shkollë mësimi zhvillohet çdo të martë nga ora 16:00 deri në 17:30.  𝐀𝐦𝐛𝐚𝐬𝐚𝐝𝐚 𝐞 Shqipërisë 𝐧𝐞̈ 𝐁𝐞𝐫𝐧𝐞̈, përgëzon mësuese, Qefsere Sejdiu, prindërit dhe i uron fëmijëve suksese. Me këtë rast, Ambasada i bënë thirrje gjithë prindërve shqiptarë në këtë zonë që t’i dërgojnë fëmijët e tyre në klasën shqipe të sapo hapur”, njofton ambasada shqiptare.

Ora e parë mësimore nuk ishte edhe aq e lehtë, edhe pse kaloi me emocione të veçanta nga ana e nxënësve. Ata, e përjetuan këtë fillim të mësimit në gjuhën shqipe me një dashuri të veçantë, sepse shumicën e fjalëve që i dëgjonin, i kishin hasur edhe më herët, por jo në këtë mënyrë. Shkronjat e shqipes dhe veçanërisht bashkëtingëlloret jepnin një ndjenjë ndryshe te fëmijët. Nxënësit u pajisën edhe me tekstet e reja shkollore, të cilat u dhuruan nga Ambasada shqiptare në Bernë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Verified by MonsterInsights