Spinaqi është një superushqim. Ka aq shumë lëndë uahqyese në një paketë me pak kalori. Zarzavatet me gjethe të errëta, si spinaqi, janë të rëndësishme për shëndetin e lëkurës, flokëve dhe kockave. Ato gjithashtu sigurojnë proteina, hekur, vitamina dhe minerale.
Përfitimet e mundshme shëndetësore të konsumimit të spinaqit përfshijnë përmirësimin e kontrollit të glukozës në gjak tek njerëzit me diabet, uljen e rrezikut të kancerit dhe përmirësimin e shëndetit të kockave.
Spinaqi është i mbushur me luteinë, e cila përbën një pjesë të madhe të pigmentit të syve. Si antioksidues ka veprim të fortë mbrojtës në makulë. Megjithatë, me kalimin e viteve reduktohet sasia e luteinës në molekulë dhe për këtë arsye spinaqi mund të jetë i një dobie të madhe për mbrojtje të shikimit. Ai është, gjithashtu, i pasur me vitaminë A, që e bën të dobishëm nëse keni shikim të dobët. Pirja e lëngut të spinaqit dy herë në ditë mund të ndihmojë në zgjidhjen e atij problemi.
Mungesa e hekurit në dietë mund të ndikojë në efektivitetin e përdorimit të energjisë trupore. Spinaqi është një burim i shkëlqyeshëm i hekurit. Sigurohuni që të kombinoni ushqime të pasura me vitaminë C, siç janë frutat agrume, me hekurin bimor si spinaqin për të qënë sa më të shëndetshëm.