Gelinaz është eventi ndërkombëtar gastronomik i cili bashkon 24 vende të botës nëpërmjet ushqimit. Ky event përfshin qytetet të cilët janë nën radarin e kulinarisë ndërkombëtare, por që shfaqin premtim të zhvillohen në qendra “Uber Trendy” të ushqimit.
Për herë të parë pjesë e këtij organizimi do të jetë edhe Shqipëria, e cila përfaqësohet nga një 4-she shefash vendas dhe ndërkombëtarë dhe ata janë: Shef Bledar Kola, Albert Hazma, Gëzim Musliaka dhe Ana Sanchez te cilët do të gatuajnë bashkë me 300 kuzhinierët më të mirë në mbarë botën.
Shefat do të gatuajnë një vakt me 8 pjata nga një recetë e një vendi tjetër pjesëmarrës, duke e përshtatur atë me produkte të vendit nga vinë, duke sjellë në këtë mënyrë përzierje shijesh dhe idesh.
Të gjithë shefat do të gjuajnë recetat e njëri-tjetrit në një ditë, më 29 gusht.
Eventi zhvillohet te Pallati i Brigadave dhe fillon në orën 18:00.
Në të njëjtën ditë do të zhvillohet edhe në 24 vendet përkatëse për t’i dhënë botës një aromë ushqimi mbresëlënëse.