Të ushqyerit luan një rol shumë të rëndësishëm në mirëqënjen shëndetësore dhe jemi me fat që në vendin tonë kultivohen një shumëllojshëri frutash dhe bimësh kuruese. Boronica është një frut shumë i shëndetshëm, i njohur për vetitë kuruese, i cili kultivohet në zonën e Alpeve Shqiptare. Lëngu i boronicës ndihmon organizmin në shumë dimensione. Më poshtë po rendisim disa prej tyre:
1. Ndihmon në ruajtjen e kockave të shëndetshme. Boronicat përmbajnë hekur, fosfor, kalcium, magnez, mangan, zink dhe vitaminë K.
2. Përmirëson shëndetin e lëkurës.
3. Ul presionin e gjakut.
4. Ndihmon në ekuilibrin e diabetit.
5. Ka veti mbrojtëse nga sëmundjet e zemrës.
6. Parandalon sëmundjet kancerogjene.
7. Ndikon në përmirësimin e shëndetit mendor.
8. Ndihmon në tretjen e shëndetshme, humbje peshe dhe jep ndjenjen e ngopjes.