Është ndarë nga jeta ish-kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë Naum Prifti. Vdekja e tij është një humbje e madhe për letërsinë shqipe, për anëtarët e Shoqatës së Shkrimtarëve, për lexuesit, për familjen dhe për komunitetin shqiptar në Amerikë e në trojet amtare.
Penëndrituri Naum Prifti ishte kryetari i parë i Shoqatës gjatë vitit 2001-2013 dhe një anëtar i përkushtuar deri në fund të jetës së tij. Ikja nga jeta e shkrimtarëve i ngjan prerjes së lisave të diturisë, po që ka me vete dhe një kujtesë brezash.
Shkrimtarët shqiptaro-amerikanë do ta kujtojnë me shumë respekt dy vëllezërit, Peter dhe Naum Prifti. Ata ishin gurë të rëndë në kalanë e kulturës kombëtare me kontributin për letërsinë shqipe.
Kjo krijimtari ëshë një pasuri e madhe për Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë.
Naum Prifti ka lindur në Rehovë, Kolonjë, më 7 mars 1932. Studimet për Gjuhë e Letërsi Shqipe i kreu në Universitetin Shtetëror të Tiranës. Në vitin 1991, emigron në Amerikë (New York). Me krijimin e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë e zgjedhin kryetar të saj (2001-2003).
Në vitin 2001 nderohet nga Ministria e Kulturës dhe Lidhja e Shkrimtarëve me çmimin: “Penda e Argjendë”, për vëllimin me legjenda “Nëna e Diellit”. çmimin “Pena e Artë” për vëllimin me tregime dhe skica humoristike “As Miço, As Muço” nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, 2003. Për punën e tij të gjatë, të vazhdueshme letrare dhe me nivel artistik, është Dekoruar nga Kuvendi Popullor me Medaljen e Punës dhe “Urdhrin Naim Frashëri klasi II-të”.
Veprat e botuara (tregime e novela):
“Tregime të fshatit”, Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”, Tiranë,1956.
“Lëkura e ujkut”, Shtëpia Botuese “Mihal Duri”, Tiranë, 1958.
“Çezma e floririt”, Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”, Tiranë, 1960.
“Vëllim me tregime”, Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”, Tiranë, 1962.
“Një pushkë më shumë” Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”, Tiranë, 1966.
“Litar i zjarrtë”, Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”,Tiranë, 1970. “Tregime të zgjedhura” Shtëpia Botuese “Naum Frashëri”, Tiranë, 1972.
“Njerëz të kësaj toke”, Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”, Tiranë, 1975.
“Njëqind vjet”, Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”, Tiranë, 1983.
“Tre vetë kapërcejnë malin”, “Rilindja”, Prishtinë, 1972.
“Erë mali – Erë fushe” Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”, Tiranë, 1985.
“Hëna e diellit mite dhe legjenda”, “Horizont”, Tiranë, 2000 “Yjet ndritin lart”, Shtëpia Botuese “Dukagjini”, Pejë, 2002.
“As Miço – As Muço” Shtëpia Botuese “Toena”, Tiranë, 2003.
“Grirja e shpirtit”, Shtëpia Botuse “Çabej”, Tiranë, 2008.