Tropoja shtrihet në pjesën verilindore të Shqipërisë dhe kostumet popullore të kësaj zone janë një mrekulli më vete. Pjesa kryesore e kostumit të vajzave është fundi i kuq dhe i gjerë, i cili hapet gjatë rrotullimeve të shpejta të vajzave teksa kërcejnë. Motivet e zbukurimeve janë marrë nga natyra, si p.sh. lulet shumëngjyrëshe. Ngjyrat e forta dhe të shndritshme tregojnë bukurinë dhe energjinë e rinisë. Janë dy lloje vallesh në Tropojë: vallja epike, e cila interpretohet nga burrat dhe vallja lirike të cilën e kërcejnë plot hijeshi vajzat. Vallet tropojane dallohen nga motivet koreografike dhe figurat. Bukuria e kostumeve popullore me shumëllojshmërinë e ngjyrave dhe zbukurimeve harmonizohet mrekullisht me lëvizjet elegante, dinamike dhe plot nur që dominojnë vallet.
Angjelina Nika