Gjirokastra, qyteti i traditave dhe kulturës shekullore, mirëpriti më 24 qershor rikthimin pas 8 viteve të Festivalit Folklorik Kombëtar, nën simbolikën e valltarëve të lidhur dorë për dore. Këto aktivitete do të vijojnë deri më 1 korrik, ku do të ketë një program të pasur kulturor.
Parada e motiveve, ritmeve, ngjyrave, këngëve, valleve, riteve u shpalosën në paradën që u zhvillua në qytetin e gurtë.
Festivali i parë Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës u zhvillua për herë të parë në vitin 1968, në kalanë e gurtë të Gjirokastrës.
Festivali i Gjirokastrës ka qenë i konceptuar në formën e një gare folklorike, ku deri në festivalin e vitit 1988, janë dhënë çmime për grupet më të mira, ndërkohë që në edicionet e fundit të tij çmimet do të ndaheshin për bartësit dhe interpretuesit e folklorit.
Më poshtë gjeni kalendarin e aktiviteteve deri më 1 korrik