Nuk ka rëndësi nëse përdorni makeup çdo ditë ose jo, ditën që do të bëheni nuse duhet të përdorni makeup të tillë që do të nxjerrë në pah bukurinë tuaj natyrale pa e tepruar me të.
Kur unë rregulloj një nuse, për mua është shumë e rëndësishme që kur ajo ta shohë veten në pasqyrë të mos shikojë ngjyrat dhe makeup-in në fytyrë, por të shikojë se si shkëlqen nga bukuria e saj.
Në vijim do të rreshtoj disa këshilla për ju që do të nusëroni së shpejti:
• Filloni me nxirjen. Pak rëndësi ka nëse shkoni me pushime ose përdorni nxirjen në shtëpi osenë sallon, mjafton që të keni një lëkurë si të puthur nga dielli. Ne të gjithë e dimë që dukemi më bukur kur kemi pak ngjyrë.
• Trupi dhe lëkura juaj e riparojnë vetë veten kur ju flini, prandaj sigurohuni që të bëni gjumë të paktën tetë orë në natë gjatë kohës para dasmës.
Lëkura juaj do të duket shumë më e bukur dhe një makeup i përsosur fillon me një lëkurë të shëndetshme.
• Gjejeni kohën për një masazh trupi dhe fytyre, sepse do të bëni një ecje triumfale ditën e dasmës.
• Zbardhni dhëmbët nëse doni që të keni foto të dasmës me buzëqeshje të bukur! Zbardhja e dhëmbëve krijon diferencën.
• Shtoni qerpikë! Sado natyrale të vendosni të jeni në dasmën tuaj, një palë qerpikë do të bëjnë që sytë tuaj të bien edhe më shumë në sy!
Sava H
Celebrity makeup artist, specialized in bridal and special event makeup
IG: Sava_PH