Ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar

Mbrëmë u mbajt mbrëmja e çmimit Oscar dhe e veçanta e kësaj mbrëmjeje ishte se regjizorja kineze, Chloe Zhao, u bë gruaja e parë me ngjyrë, që fitoi çmimin Oscar për regjinë më të mirë me filmin “Nomadland’.
Ky film fitoi çmimin për fotografinë më të mirë gjithashtu.
Filmi përshkruan një grua që largohet nga qyteti i saj i vogël për të shëtitur në perëndimin amerikan, ndërsa takon gjatë rrugës të tjerë që janë në kërkim të një jete shëtitëse larg shoqërisë konvencionale.

“Gjithmonë kam gjetur mirësi tek njerëzit që kam takuar kudo ku kam shkuar në botë”, – u shpreh regjizorja Zhao ndërsa pranoi çmimin e saj. – “Kjo është për këdo që ka besimin dhe guximin të ruajë mirësinë në vetvete… pa marrë parasysh sa e vështirë është ta bësh atë”.
Ylli i filmit ‘Nomadland’, Frances McDormand, fitoi Oscar për të dytën herë si aktorja më e mirë.
Çmimin si aktori më i mirë iu nda aktorit Anthony Hopkins, për rolin e një burri që luftonte me harresën në filmin ‘The Father’, i cili gjithashtu fitoi çmimin për skenarin më të mirë të mirë.
Çmimi për filmin më të mirë ndërkombëtar iu nda regjisorit danez, Thomas Vinterberg, për filmin ‘Another Round”.
Emerald Fennell fitoi çmimin për skenarin më të mirë origjinal për filmin ‘Promising Woman Young’, një triller në të cilin një grua kërkon hakmarrje ndaj burrave grabitqarë.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve ndryshe nga e kaluara, u mbajt mën masa kufizuese për shkak të pandemisë së Covid-19.
Lista e kandidatëve pati me shumë gra dhe më shumë aktorë me ngjyrë se kurrë më parë.
Aktorja jug-koreane, Yuh-Jung Youn fitoi çmimin e aktores më të mirë mbështetëse për rolin e saj në filmin Minari. Ajo është aktorja e parë aziatike që fiton një çmim të tillë që nga viti 1957.
Çmimi për aktorin më të mirë në rol dytësor e fitoi britaniku Daniel Kaluuya, në rolin e tij në filmin “Judas and the Black Messiah”.

©️ VOTRA Magazine / Prill 2021 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Verified by MonsterInsights