HistoriNews

2 korrik 1990/ 31 vjet më parë, si u rrëzua “muri shqiptar i Berlinit“

Si sot, 31 vjet me pare, më datën 2 Korrik 1990 një kamion “Skoda” me 36 veta në të i ra murit të pasëm të ambasadës gjermane dhe përfundoi në oborrin e saj. Ky veprim u krijoi mundesinë qindra – mijëra të tjerëve, tê cilët vërshuan në oborin e ambasadës përmes murit të ҫarë. Ata kёrkonin largimin nga Shqipёria nё shenjё proteste ndaj sistemit totalitar i cili nuk lёshonte pe, pavarёsisht ndryshimeve tё mëdha nё mbarё Europёn Lindore.
Brenda një jave, numri i shqiptarëve që donin të largoheshin përmes ambasadës gjermane arriti në 3199. Rreth 2000 të tjerë kishin gjetur strehë në ambasadat e Italisë, Francës dhe të Greqisë.
Autoritetet shqiptare u përpoqën me ҫdo kusht të ushtronin presion për të penguar largimin e refugjatëve nga Shqipëria dhe arritën dhe të ndalohen furnizimet me ushqime dhe të ndërpritet uji për ambasadën.


Ka qënë ish ambasadori Werner Daum i cili e komunikoi lajmin e të drejtës për të udhëtuar me datën 11 korrik drejt Gjermanisë.
Tirana kurrë më parë nuk kishte dëgjuar një brohorimë aq të fuqishme, sa ajo e 3199 shqiptarëve atë ditë në ambasadën gjermane.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button