Çdo vit, më 5 maj Holanda feston Ditën e Çlirimit nga pushtimi gjerman. Në këtë ditë të veçantë, flamuri ngrihet në të gjithë Holandën dhe në mbarë vendin mbahen festivalet e çlirimit.
Holanda është çliruar zyrtarisht më 5 maj 1945 nga okupatorët gjermanë, ndërkohë ka një popullsi mbi 17 milionë banorë dhe gjuha zyrtare e saj është ajo holandeze.
Festivalet e Çlirimit zhvillohen në 14 qytete në të gjithë Holandën. Një prej tyre është edhe ‘Festivali Bevrijding’s’ në Wageningen, ku gjermanët kapitulluan në vitin 1945. Ekziston një Festival i Çlirimit në çdo provincë, nga Haarlem dhe Groningen te Roermond.
Me mbi 200 artistë që interpretojnë, këto festivale janë ngjarjet më të mëdha të rëndësishme në Holandë. Dita para Ditës së Çlirimit njihet si “Dodenherdenking”, ose Dita e Përkujtimit, ku mbahet një ceremoni solemne në Amsterdam, përkatësisht në “Dam Square” në Monumentin Kombëtar dhe një heshtje 2-minutëshe në orën 08.00 pasdite.
Të gjitha festivalet që mbahen në 5 Maj
Amsterdam, Cultuurpark Westergasfabriek
Den Bosch, Pettelaarse Schans
The Hague, Malieveld
Assen, Festivalterrein Baggelhuizen
Almere, në të gjithë qendrën e qytetit
Leeuwarden, në të gjithë qendrën e qytetit
Wageningen, në të gjithë qendrën e qytetit
Groningen, Stadspark Groningen
Haarlem, Haarlemmerhout
Roermond, në të gjithë qendrën e qytetit
Zwolle, Park de Wezenlanden
Utrecht, Park Transwijk
Vlissingen, në të gjithë qendrën e qytetit
Rotterdam, het Park (Euromast)