MINISTRJA XHAÇKA: “DO ISHIM TË KËNAQUR NËSE AFGANËT DO TË QËNDRONIN PËRGJITHMONË NË SHQIPËRI”

Ministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka, e cila është në krye të koordinimit të punës për strehimin e afganëve u shpreh në një intervistë për “VOA”-n se faturën financiare për refugjatët në vendin tonë do ta paguajnë partnerët. “Partnerët kanë sugjeruar përballimin e kostove nga ana e tyre. Për momentin janë duke u trajtuar me të njëjtat kosto që kanë pasur shqiptarët pas tërmetit” tha ajo. E ndërsa në fillim u tha se afganët do të qëndrojnë vetëm disa muaj në Shqipëri dhe më pas u miratua vendimi për një vit, ministrja u shpreh se strehimi në Shqipëri mund të kalojë mbi 12 muaj.E nga gazetarja e Zërit të Amerikës nëse disa prej tyre do të kërkonin që të qëndronin në Shqipëri, Olta Xhaçka tha se do të ishte e kënaqur nëse një pjesë e afganëve do të dëshironin që të qëndronin përgjithmonë në vendin tonë.

Olta Xhaçka tha :“Është një proces që mund të kërkojë deri në 12 muaj ndoshta edhe më shumë. Mes strehimit dhe procesimit të tyre, do të ketë një kohë të konsiderueshme. 12 muaj do të jenë minimumi për të mos thënë që do të zgjasë edhe më shumë se aq”.

Patjetër. Ua thashë që bëhet fjalë për elitën kulturore, shoqërore, profesionale të Afganistanit. Është një grup me kualifikime profesionale vërtetë të larta. Ata janë gazetarë, fiancierë, mjekë, artistë, aktivisët të të drejtave të njeriut dhe të drejtave të grave, grafikë dizajnësh, inxhinierë. Pra, këto janë kualifikime me të cila do të aplikonin për programe të imigracionit në çdo vend evropianë apo më tej. Ndaj, ne kemi shprehur gatishmërinë për t’i pranuar këta qytetarë afganë, sigurisht me kushtin dhe dëshirën e tyre për të vazhduar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Por, nëse ata do të shprehnin dëshirën për të qëndruar, do të ishim shumë të kënaqur që ta bënim Shqipërinë shtëpinë e tyre, duke pasur parasysh që janë një kontingjent, që unë besoj që për aftësitë që kanë, për kualifikimet profesionale që kanë do të ishin lehtësisht të integrueshëm” tha ajo.

Back to top button
Verified by MonsterInsights