Një fytyrë e pastër, pa njolla dhe e lëmuar ka qenë dhe do të mbetet dëshira e çdo femre. Tani mund ta keni të gjitha ju që dini të vlerësoni paraqitjen dhe për më tepër lëkurën tuaj. Me një përbërje shumë të thjeshtë dhe duke kursyer para ju mund të arrini rezultate të shkëlqyera. Merrni një lugë sodë buke dhe një lugë vaj kokosi, i përzieni mirë përbërësit dhe pastaj e përhapni mirë në fytyrë duke e masazhuar. Lëreni për një minutë dhe më pas shpërlajeni.
Ju do të ndieni ndryshimin e këtij trajtimi natyral në vetëm një ditë. –
Jess Halili