Sot është Dita e Europës, dita kur përkujtohet paqja dhe bashkimi në kontinentin e vjetër. 9 Maji shënon përvjetorin e deklaratës historike të Schumanit.
Në një fjalim në Paris në vitin 1950, ministri i Jashtëm i Francës, Robert Schuman shpalosi idenë për një formë të re të bashkëpunimit politik në Evropë.
Vizion i tij ishte krijimi i një institucioni evropian që do të grumbullonte dhe menaxhonte prodhimin e qymyrit dhe çelikut. Traktati për krijimin e një organi të tillë u nënshkrua vetëm një vit më vonë.
Propozimi i Schumanit konsiderohet të jetë fillimi i asaj që tani është Bashkimi Evropian. Për të festuar Ditën e Evropës, institucionet e BE-së hapin dyert e tyre për publikun më 2 maj në Strasburg dhe më 9 maj në Bruksel dhe Luksemburg.
Por, a e dini se çfarë përfaqëson flamuri i BE-së?
12 yjet e tij përfaqësojnë idealet e Bashkimit, solidaritetit dhe harmonisë mes popujve të Europës.
Rrethi simbolizon bashkimin.
Një flamur, një drejtim- Të gjithë yjet janë drejt, kanë pesë cepa dhe janë vendosur në largësi të barabartë, si pozicionet e orës në sipërfaqen e orës.
84% e qytetarëve të BE-së mendojnë se flamuri është një simbol i mirë për Europën.