
5 Pyetje për Znj. Agathia Luka nga revista Votra
Faleminderit për kontributin tuaj për gratë shqiptare e dashur Agathia dhe faleminderit që pranuat t’u përgjigjeni pyetjeve tona të shpejta!
1- Përse i je bashkuar organizatës “Motrat Qiriazi”? Çfarë ju tërhoqi te kjo organizatë?
-Kjo organizatë i është kushtuar çështjes së gruas dhe si e tillë e pashë të arsyeshme t’i bashkohem organizatës dhe të punoj për gratë që kanë nevojë dhe mbështetjen e organizatës.
2- Cili është rregulli numër një për ty kur do të arrish më tepër?
-Këmbëngulja dhe besimi në vetvete.
3- Çfarë vlerëson më tepër në jetën tënde?
-Familjen dhe edukimin e fëmijëve.
4- Bota në të cilën jetojmë ka më shumë nevojë për….?-
-Besim te Zoti, respekt dhe mirënjohje për njerëzimin.
5- Çfarë mendon se i mban gratë të reja në pamje dhe në shpirt?
– Jeta e përditshme, marrëdhëniet me partnerin dhe familjen për mua janë gjëja kryesore. Nëse ke këto çdo gjë të bën të lumtur dhe të denjë të krijosh kohën dhe mundësinë për mirëmbajtjen e trupit dhe freskinë e pamjes tënde.