Shenjtërimi i Nënë Terezës – Frymëzim dhe motivim për të bërë vepra të mëdha me dashuri të madhe

Nënë Tereza: “E kam në zemër popullin tem Shqiptar”

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu (sot zyrtarisht Mary Theresa Bojaxhi; Shkup, 26 gusht 1910 – Kalkutë, 5 shtator 1997)
E njohur si Nënë Tereza e Kalkutës (dhe e nderuar në kishën katolike si Shën Tereza e Kalkutës, ishte një murgeshë dhe misionare katolike indiane me prejardhje shqiptare. U lind në Shkup, asokohe qendra e Vilajetit të Kosovës në Perandorinë Osmane. Jetoi në vendlindje për tetëmbëdhjetë vjet, ajo u shpërngul në Irlandë dhe më pas në Indi, ku jetoi pjesën më të madhe të jetës së saj.
Nënë Tereza themeloi Misionarët e Bamirësisë, një kongregacion katolik, i cili në vitin 2012 kishte më shumë se 4,500 motra dhe ishte aktiv në 133 shtete. Ato ofrojnë shtëpi për njerëzit që janë duke vdekur nga HIV/AIDS, lebra dhe tuberkulozi; ato ofrojnë ushqime, klinika të lëvizshme, programe këshilluese për fëmijët dhe familjet, jetimore, dhe shkolla. Anëtarët duhet t’i përmbahen betimit të “dëlirësisë, varfërisë dhe bindjes”, si dhe një kusht të katërt, për të dhënë “shërbime falas e me gjithë zemër për më të varfërit e të varfërve”. Nënë Tereza ishte një tregëtare e njohur. Ishte bashkpronare e një firme ndërtimi në Shkup.Kompania e saj bëri bashkëfinancimin e projektit për ndërtimin e teatrit të parë të Shkupit.Ajo mori pjesë në zhvillimin e linjës hekururodhe që e lidh Kosovën me Shkupin, projekt që e kishte financuar personalisht.
Nënë Tereza është nderuar me çmimet dhe nderimet më të larta, duke përfshirë: më 1962 Çmimin e Paqes Ramon Magsaysay dhe 1979 Çmimin Nobel për Paqe. Më 19 tetor 2003, ajo u lumturua dhe u quajt “Tereza e Bekuar e Kalkutës”. Për t’u kanonizuar në shenjtore, asaj duhej t’i njihej një mrekulli e dytë, në bazë të rregullave të kishës katolike. Një mrekulli e dytë i është njohur nga Papa Françesku, në dhjetor të vitit 2015, duke i hapur rrugën që ajo të shpallet e shenjt nga Kisha Katolike e Romës. Kanonizimi i saj është bërë më 4 shtator 2016, një ditë para 19-vjetorit të vdekjes së saj (5 Shtator), ku njihet edhe si dita e saj e festës.
Një figurë e diskutueshme si gjatë jetës dhe pas vdekjes së saj, Nënë Tereza u admirua gjerësisht nga shumë njerëz për veprat e saj bamirëse. Më 6 Shtator 2017, Tereza dhe Shën Françesk Saver u emëruan bashkë-mbrojtës të Arqipeshkvisë Katolike Romake të Kalkutës.
Mrekullitë e Nënë Terezës
Mrekullia e parë e Nënë Terezës: Shërimi i gruas me gungë në bark
Në vitin 1998, Monika Besra shkoi në shtëpinë e Misionarëve të Bamirësisë në Bengal, në Perëndim të Indisë. Ajo kishte ethe, dhimb koke, të vjella, dhe një stomak të fryrë. Ajo ishte kuruar një vit më parë më parë për tuberkuloz akut.
Por barnat që ajo mori, nuk kishin parandaluar rritjen e një gunge në bark (ndonëse disa raporte kanë përshkruar se Besra vuante nga një tumor kanceroz, rritja mund të ishte shkaktuar nga tuberkulozi). Ishte i nevojshëm një operacion kirurgjikal, por Besra ishte shumë e dobët, dhe në një gjendje jonormale për t’u nënshtruar një operacioni.
Më 5 shtator, Besra ishte duke u lutur në kishën e Misionarëve të Bamirësisë, kur pa një dritë të dilte nga një foto e Nënë Terezës. Më vonë, një medalje që kishte prekur trupin e Nënë Terezës, u vendos në barkun e Besrës, dhe një motër tha një lutje duke i kërkuar ndihmë Nënë Terezës.
Besra u zgjua herët të nesërmen, duke zbuluar se masa e saj tumorale ishte zhdukur. Testet mjekësore treguan se gunga nuk ekzistonte më, dhe mjekët e pranuan se Besra nuk kishte më nevojë të operohej. Teologët dhe ekspertët mjekësorë që zbuluan rastin, nuk kishin asnjë shpjegim shkëncor për shërimin e Besras.
Prandaj, kurimi i saj i atribuohet ndërhyrjes së Nënë Terezës. Kjo mrekulli, u njoh nga Vatikani në vitin 2002. Duhet të theksohet se disa mjekë, e kanë kundërshtuar natyrën e pashpjegueshme të shërimit të Besras, duke thënë se ajo mund të ishte shëruar nga ilaçi që merrte.
Megjithatë, medikamentet nuk mund ta zhduknin dot brenda natës atë masë tumorale. Për më tepër, burri i Besrës raportohet të jetë shprehur se nuk kishte pasur ndonjë mrekulli, por më vonë ai deklaroi se ishte cituar gabim.
Mrekullia e dytë e Nënë Terezës: Shëroi një burrë, që ishte prekur nga një infeksion i rëndë në tru
Në vitin 2008, braziliani Marsilio Hadad Andrino ishte shumë pranë vdekjes. Një infeksion në tru, i kishte shkaktuar shumë gunga me akumulime lëngjesh, dhe gjendja e përkeqësuar e çoi të binte në koma. Gruaja e tij, Fernanda, iu lut Nënë Terezës për ndihmë.
Një prift i kishte dhënë Fernandës një relike të Nënë Terezës kur çifti ishte martuar, dhe ajo e “vendosi reliken në kokën e Marsilios, ku ai kishte gungat dhe u lut”. Në një përpjekje të fundit për t’ia shpëtuar jetën, ai iu nënshtrua një operacioni, për të kulluar lëngjet nga truri. Por para nisjes së operacionit, Andrino u zgjua dhe pyeti:”Çfarë po bëj këtu?”.
Lutjet e gruas së tij gjetën përgjigje, teksa Andrino u shërua shpejt dhe plotësisht. Gungat dhe lëngjet rreth trurit të tij ishin zhdukur, pa nevojën e një ndërhyrje kirurgjikale. Përveç kësaj, edhe pse medikamentet që ai i kishte marrë mendohej se e kishin bërë atë jopjellor, Andrino dhe gruaja e tij vazhduan të kishin fëmijë.
Ashtu si në rastet e tjera, Kongregacioni për Rastet e Shenjtorëve dhe një komision mjekësor, e shqyrtuan rastin. Nuk u zbulua asnjë shpjegim mjekësor, se si ishte shëruar Andrino. Në vitin 2015, shërimi i tij u konsiderua si mrekulli e dytë e Nënë Terezës. Papa Françesku e njohu atë në dhjetor të atij viti.
Sipas ligjeve të Vatikanit, mrekullia e parë që i atribuohet një kandidati për shenjtërim, do të thotë se mund të jepet Lumturimi. Nëse ka një mrekulli e dytë, mund të bëhet kanonizimi dhe shpallja Shenjtor/e. Njohja e mrekullisë së parë, rezultoi me Lumturimin e Nënë Terezës në vitin 2003. Ajo u kanonizua më 4 shtator 2016, si Shën Tereza e Kalkutës.

VIZITA E PARË E NËNË TEREZËS NË SHQIPËRI, GUSHT 1989

Pas disa refuzimesh për dhënie vize hyrjeje në Shqipëri dekada më parë, për të marrë pjesë në ngjarjet e hidhura të familjes së saj që jetonte në Shqipëri, Nëne Tereza nuk i ndërpreu asnjëherë përpjekiet për të vizituar atdheun e saj, varret e nënës dhe motrës në ceremonitë mortore të të cilave nuk ishte lejuar të merrte pjesë. Brenda kornizës së një hapjeje të kontrolluar të Shqipërisë në marrëdhëniet me jashtë pas vitit 1985, në kuadrin e përgjithshëm të një “ere të re” në marrëdhëniet ndërkombëtare për të zbutur tensionet midis blloqeve, vizita e saj e pare në atdhe u mundësua në gusht 1989. Dëshira e saj u përcoll në mënyrë formale pranë ambasadës shqiptare në Romë nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve Arbëresh, në maj 1989, si dëshirë “ …për të puthur tokën shqiptare përpara se të vdesë”. Strukturat shtetërore të kohës e panë këtë vizitë edhe si një mundësi të mirë për tu përdorur politikisht si argument i respektimit të të drejtave të njeriut në Shqipëri”. Përpos të tjerave, kjo do t’i japë dorë, gjithashtu, miqve të vendit tonë të na mbrojnë me argumenta në organizmat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, në të cilat nuk merr pjesë vendi ynë”.

Pas miratimit të dhënë nga MPJ për këtë vizitë, Nënë Tereza zhvilloi takimin e saj të parë në ambasadën shqiptare në Romë me 7 korrik 1989, e cila më pas kreu të gjitha modalitetet teknike të vizitës se saj në Shqipëri. Nënë Tereza do të shoqerohej në këtë vizitë të parë në Shqipëri nga prodhuesja e kinematografisë Jeanette Petrie, me origjinë nga Kanadaja, banuese në New York, e cila e kishte shoqëruar Nënë Terezën në çdo vizitë. Vizita u realizua në 14-17 gusht 1989. Pavarësisht se ishte një vizitë private, gjatë saj Nënë Tereza u takua me drejtues të lartë të shtetit shqiptar të asaj kohe dhe shprehu dëshirën që të sillte në Shqipëri motrat e saj të Misionit të Bamirësisë për të dhënë pasuri shpirtërore e kujdes tek të moshuarit dhe të vetmuarit. Kjo kërkesë u refuzua me argumentin se këtë mision e kryenin falas strukturat shtetërore të arsimit dhe përkujdesjes në Shqipëri. Në intervistën e dhënë për gazetaren e televizionit shtetëror shqiptar pyetjes lidhur me përshtypjet nga vizita e saj e parë në Shqipëri, ku rëndom dëgjoheshin vetëm vlerësime pozitive, Nënë Tereza do përgjigjej “ Nuk kam ditur më parë ç’ka qenë Shqipëria dhe nuk jam në gjendje të bëj një krahasim dhe të jap ndonjë përshtypje”. Pas largimit nga Shqiperia Nënë Tereza iu drejtua me një leter presidentit Alia për të lejuar hapjen e një shtëpie në Tiranë për Misionaret e saj të Bamirësisë. Përgjigjia vonoi gjatë.

Gazetarja Jeanette Petrie e dy motrat e Nënë Terezës qëndruan në Romë në pritje të përgjigjes që do të vinte nga Tirana zyrtare. Ato shkonin vazhdimisht në ambasadën tonë në Romë për tu interesuar për hapjen e Misionit të Bamiresise ne Tirane. Në prill 1990 në ambasaden shqiptare mbërriti edhe Nënë Tereza e cila interesohej nëse kishte përgjigje për kërkesën e saj për të dërguar Motrat misionare në Shqipëri, por ndeshej me te njejtat argumenta. Në maj 1990 Nënë Tereza e Motrat e saj mbërritën në Rumani për të hapur atje Shtëpitë e Bamirësisë. Gjate qëndrimit, nëpermjet ambasadorit indian ajo kërkoi takim me ambasadorin shqiptar në Bukuresht për të marrë informacion rreth letrës qe ajo i kishte drejtuar presidentit Alia në shtator 1989, por takimi nuk dha rezultat.

Në Bashkimin Sovjetik, pas ngjarjeve të Çernobilit, Misioni i Bamirësisë së Nënë Terezës kishte arritur një marrëveshje me qeverinë sovjetike në dhjetor 1988 dhe kishin çelur atje 6 Shtëpi Bamirësie për viktimat e katastrofës dhe ju ishte premtuar hapja edhe e 7 të tjerave. Në Rumani kishin dy Shtepi te tilla. Në 1990 do hapnin një të tillë në Shangai. Në Kubë ishin hapur katër të tilla. Misionaret e Nënë Terezës po shtrinin prezencën dhe kontributin e tyre në të gjithë Evropën Lindore. Vizitat e Misionareve të Nene Terezës që prisnin në Romë, por edhe të vetë Nënë Terezës vazhduan në ambasadën shqiptare në Romë edhe në muajt në vijim për të marrë një përgjigje nga pala shqiptare.

Pas vizitës së Sekretarit të Përgjithshëm të OKB Haver Perez De Kuelar në Shqipëri në maj 1990 dhe ngjarjeve të korrikut në 1990, në tetor 1990 Alia përgjigjet se së shpejti do kishte një përgjigje pozitive për vizitën e Nënë Terezës në Shqipëri. Po në tetor 1990, në Tiranë kopshtit të fëmijëve që u vizitua nga Nënë Tereza gjatë vizitës së saj të parë në Shqipëri i vihet emri i nobelistes per paqe “Kopshti Nënë Tereza”. Në këtë periudhë pati zhvillime të reja politike në Shqipëri dhe po flitej zyrtarisht për lirinë e praktimit të besimit dhe për veprimtarinë e institucioneve fetare. Këto rrethana lehtësonin edhe hapjen e Misionit të Nënë Terezës në Shqipëri. Përgjigjia nga shteti shqiptar vjen në nëntor 1990 sipas të cilës Nënë Tereza ishte e mirepritur për një vizitë të dyte në Shqipëri, ndërsa për aktivitetin e Motrave të saj Misionare të Bamirësisë në Shqipëri duhej të ndryshonte në fillim legjislacioni ekzistues shqiptar që të lejonte këtë veprimtari. Vizita e dyte u zhvillua 1-5 dhjetor 1990. Fotot e paraqitura në materialin shoqërues i përkasin kësaj periudhe gjate vizitës së saj në kopshtin e femijeve “Nënë Tereza” në Tiranë. Gjatë vizitës asaj ju premtua se hapja e Shtëpive për Misionaret e saj të Bamirësisë do të mundesohej në 4 mars 1991, kohe kur do kishin përfunduar edhe ndryshimet në legjislacionin e shtetit shqiptar. Hapja e tyre do të bëhej me kusht që të punonin vetëm me personat handikapë që ndodheshin në Tiranë. Shtëpitë e Misionit të Bamirësisë së Nënë Terezës në Shqipëri do të fillonin aktivitetin e tyre në mars 1991 në Tiranë e në Shkodër.

Poezi nga Nënë Tereza

  • Gjej kohë

Gjej kohë të mendosh
Gjej kohë të lutesh
Gjej kohë të qeshesh
Është burimi i fuqisë
Është fuqia më e madhe mbi tokë
Është muzika e shpirtit.

Gjej kohë për të luajtur
Gjej kohë të duash dhe të duhesh
Gjej kohë të japësh
Është sekreti i rinisë së përjetshme
Është privilegj i dhënë prej Zotit
Dita është shumë e shkurtër për të qenë egoistë.

Gjej kohë të lexosh
Gjej kohë të jesh mik
Gjej kohë të punosh
Është burim mençurie
Është rruga e lumturisë
Është çmimi i suksesit.
Gjej kohë të bësh mirësi
Është çelësi i parajsës.

  • Himni i jetës

Jeta është një shans, kape.
Jeta është bukuri, adhuroje.
Jeta është bekim, shijoje.
Jeta është ëndërr, bëje realitet.

Jeta është sfidë, përballoje.
Jeta është detyrë, kryeje.
Jeta është lojë, luaje.
Jeta është e çmuar, kujdesu për të.

Jeta është pasuri, vlerësoje.
Jeta është dashuri, jetoje.
Jeta është mister, zbuloje
Jeta është premtim, mbaje.

Jeta është trishtim, kaloje.
Jeta është himn, këndoje.
Jeta është luftë, pranoje.
Jeta është aventurë, rrezikoje.

Jeta është jetë, mbroje.

  • Jep çka ke me të mirë…

Njeriu është i paarsyeshëm, i palogjikshëm, egoist
nuk ka rëndësi, duaje.

Po bëre mirë, do të të veshin qëllime dytësore egoiste
s’ka rëndësi, bëj mirë.

Po realizove objektivat e tua, do të gjesh miq të rremë dhe armiq të vërtetë
s’ka rëndësi, realizoji.

E mira që bën do të harrohet nesër
s’ka rëndësi, bëj mirë.

Ndershmëria dhe sinqeriteti të bëjnë të lëndueshëm
s’ka rëndësi, ji i sinqerte dhe i ndershëm.

Ajo që për vite ke ndërtuar mund në një çast të prishet
s’ka rëndësi, ndërto.

Nëse ndihmon njerëzit, do të lodhesh
s’ka rëndësi, ndihmoji.

Jepi botës çka ke më të mirë, e do të zënë me shqelma
s’ka rëndësi, jep… çka ke më të mirë.

  • Mos jeto kurrë pa jetë!

Dita më e bukur? Sot.

Pengesa më e madhe? Frika.
Gjëja më e lehtë? Të gabosh.

Gabimi më i madh? Të heqësh dorë.

Rrënja e çdo të keqeje? Egoizmi.

Mëndjeheqja më e mirë? Puna.

Humbja më e madhe? Mospasja e kurajës.

Profesionistët më të mirë? Fëmijët.

Nevoja e parë? Komunikimi.

Lumturia më e madhe? Të jesh i dobishëm për të tjerët.

Misteri më i madh? Vdekja.

E meta më e keqe? Të qenit pa humor.

Personi më i rrezikshëm? Ai që gënjen.

Ndjenja më e shëmtuar? Mëria.

Dhurata më e bukur? Falja.

Ajo më e paçmuara? Familja.

Drejtimi më i mirë? Rruga e duhur.

Sensacioni më i kënaqshëm? Paqja e brendshme.

Pritja më e mirë? Buzëqeshja.

Ilaçi më i mirë? Optimizmi.

Kënaqësia më e madhe? Detyra e kryer.

Forca më e madhe? Besimi.

Personat më të nevojshëm? Shërbyesit e Zotit (priftërinjtë etj).

Gjëja më e bukur në botë? Dashuria.

  • Mbi gëzimin

Një zemër e gëzuar është pasoja normale

e një zemre që digjet dashurie.

Gëzimi nuk është thjesht çështje personaliteti

është gjithnjë e vështirë të shfaqesh i gëzuar:

Një arsye më tepër për të kërkuar arritjen e gazit

e për ta rritur në zemrat tona.

Gëzimi është lutja; gëzimi është forca, gëzimi është dashuria.

E më shumë jep ai që jep me gëzim.

Fëmijëve dhe të varfërve, të gjithë atyre që vuajnë dhe janë vetëm,

jepini gjithnjë një buzëqeshje të ëmbël;

Jepuni atyre jo vetëm kujdeset, por dhe zemrën tuaj.

Ka të ngjarë të mos kemi mundësi për të dhënë shumë,

por mundemi gjithnjë të japim gëzim

që nxit nga një zemër valë dashurie.

Nëse në punën tuaj hasni vështirësi dhe e pranoni me gëzim,

me një buzëqeshje, në këtë, krahasuar me shumë gjëra të tjera,

do të shihni veprat tuaja të mira.

Dhe mënyra më e mirë për të treguar mirënjohjen tuaj

qëndron në të pranuarit e çdo gjëje me gëzim.

Po qetë të mbuluar me gëzim, gëzimi do të shkëlqejë në sytë tuaj

e në pamjen tuaj, në të folurit tuaj dhe në shpagimin tuaj.

Nuk do të arrini ta fshihni dot pasi gëzimi shpërthen.

Gëzimi është shumë ngjitës.

Kërkoni pra, të rrethoheni gjithnjë prej gëzimit

kudo që të shkoni.

Gëzimi duhet të jetë një nga engjëjt e jetës sonë.

është virtyt i një personaliteti zemërgjerë

Ndonjëherë është manteli që mbulon

një jetë sakrificash dhe vetëdhëniesh.

Një njeri që këtë dhunti posedon, shpesh arrin maja të larta

Shkëlqen si diell në gji të shoqërisë.

E Zoti ua ktheftë në dashuri gjithë dashurinë që keni dhënë

o gjithë gëzimin e paqen që keni mbjellur rreth jush,

nga njëra anë e botës në tjetrën.

“Të duash do të thotë të bësh gjëra të vogla me dashuri të madhe.”

“Mos i prisni kryetarët. Bëjini gjërat vetë, njëri për tjetrin.”

“Fjalët e mira mund të jenë të shkurtra dhe të lehta për t’u thënë, por jehona e tyre është vërtetë pa fund.”

“Vuajtja është dhuratë e madhe e Zotit.”

“Duhet të flasim më pak. Një vend për t’u lutur nuk është vend për thashetheme.”

“Unë nuk lutem për sukses. Kërkoj plotësinë e fesë.”

“Nëse i gjykoni njerëzit, nuk keni kohë t’i doni ata.”

“Folu butësisht njerëzve! Tregoje mirësinë në fytyrë, në sy, në buzëqeshjen tënde, në ngrohtësinë e buzëqeshjes tënde, gjithnjë të kesh buzëqeshje gazmore! Jep jo vetëm kujdesin, por edhe zemrën!”

“Ne s’mund të bëjmë dot gjëra të mëdha, vetëm gjëra të vogla me dashuri të madhe.”

“Nuk ka rëndësi sa shumë jemi të angazhuar të bëjmë, por sa shumë dashuri vendosim në të.”

“Po prisja të isha e lirë, por Zoti ka planet e Tij.”

“Çfarë mund të bësh për të promovuar paqen në botë? Shko në shtëpi dhe duaje familjen.”

“Ne nuk kemi nevojë për armë dhe bomba që të sjellim paqe në botë. Kemi nevojë për dashuri dhe dhembshuri.”

“Disa njerëz vijnë në jetë si bekim. Disa të tjerë vijnë si mësim.”

“Nëse jeni të dekurajuar, kjo është një shenjë e krenarisë, sepse kjo tregon se keni besim në fuqitë tuaja.”

“Gjithmonë kur takohemi me njëri-tjetrin le të buzëqeshim, buzëqeshja është fillimi i çdo dashurie.”

“Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por ne të gjithë mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe.”

“Në qoftë se ne të vërtetë duam të na duan, duhet të mësojmë se si të falim.”

“Dashuria fillon duke u kujdesur për më të afërmit.”

“Varfëria më e tmerrshme është vetmia dhe ndjenja e të qenit pa dashuri”

Thënie frymëzuese  nga Nënë Tereza

“Të duash do të thotë të bësh gjëra të vogla me dashuri të madhe.”

“Mos i prisni kryetarët. Bëjini gjërat vetë, njëri për tjetrin.”

“Fjalët e mira mund të jenë të shkurtra dhe të lehta për t’u thënë, por jehona e tyre është vërtetë pa fund.”

“Vuajtja është dhuratë e madhe e Zotit.”

“Duhet të flasim më pak. Një vend për t’u lutur nuk është vend për thashetheme.”

“Unë nuk lutem për sukses. Kërkoj plotësinë e fesë.”

“Nëse i gjykoni njerëzit, nuk keni kohë t’i doni ata.”

“Folu butësisht njerëzve! Tregoje mirësinë në fytyrë, në sy, në buzëqeshjen tënde, në ngrohtësinë e buzëqeshjes tënde, gjithnjë të kesh buzëqeshje gazmore! Jep jo vetëm kujdesin, por edhe zemrën!”

“Ne s’mund të bëjmë dot gjëra të mëdha, vetëm gjëra të vogla me dashuri të madhe.”

“Nuk ka rëndësi sa shumë jemi të angazhuar të bëjmë, por sa shumë dashuri vendosim në të.”

“Po prisja të isha e lirë, por Zoti ka planet e Tij.”

“Çfarë mund të bësh për të promovuar paqen në botë? Shko në shtëpi dhe duaje familjen.”

“Ne nuk kemi nevojë për armë dhe bomba që të sjellim paqe në botë. Kemi nevojë për dashuri dhe dhembshuri.”

“Disa njerëz vijnë në jetë si bekim. Disa të tjerë vijnë si mësim.”

“Nëse jeni të dekurajuar, kjo është një shenjë e krenarisë, sepse kjo tregon se keni besim në fuqitë tuaja.”

“Gjithmonë kur takohemi me njëri-tjetrin le të buzëqeshim, buzëqeshja është fillimi i çdo dashurie.”

“Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por ne të gjithë mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe.”

“Në qoftë se ne të vërtetë duam të na duan, duhet të mësojmë se si të falim.”

“Dashuria fillon duke u kujdesur për më të afërmit.”

“Varfëria më e tmerrshme është vetmia dhe ndjenja e të qenit pa dashuri”

Back to top button
Verified by MonsterInsights