“Xhamadani vija-vija” është një ndër këngët më të pëlqyera dhe më të dëgjuara kudo ku ka shqiptarë. Mirëpo, kompozitori i saj, Zef Çoba zbuloi për emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, se titulli origjinal i kësaj kënge është “Kam një lot pikon si ar”.
Ai zbuloi se si ky hit u krijua për artisten Shkurte Fejza dhe që sot është padiskutim një nga meloditë më emocionuese.
“Çuditërisht ka qene një kohë që këtu në gishtin tim ka pasur kallo nga të shkruarit me laps të partiturave pafund. Edhe brenda një ore si kompozitor më vijnë disa nota dhe në bashkëpunim me poetin brenda 3-4 orësh që më bëri më të njohur se gjithë kjo puna tjetër.
Shkurte Fejza ishte e ftuar në një emision këtu në Tiranë, e realizonte regjisorja e mirënjohur Vera Grabocka “12 vallëzime pa një të shtunë”, edhe mori pjesë. I kërkuan të këndonte një këngë dhe ajo tha që këngën do shkonte ta këndonte javën tjetër. Sigurisht që ishte një intuit e saj të sillte një këngë që përfaqësonte diçka më tepër se një interpretim spontan. Ishte ky moment që më kërkoi ta bëja këtë këngë dhe kënga u titullua në atë realitetin e kohës “Kam një lot më pikon si ar”, ishte vargu i parë dhe titulli i këngës. Pastaj vitet rrodhën dhe vetë njerëzit kanë bërë disa ndërhyrje të vogla si për shembull titulli “Xhamadani vija-vija”, kur në fakt është “Në xhamadanin vija-vija”, që do të thotë në etnosin tonë është e drejta jonë, që askush nuk mund ta marr”, rrëfeu Çoba.
SHKURTE FEJZA – “Xhamadani vija-vija” (LYRICS)
Kam një lot m’pikon si ar
se me shekuj jam shqiptar
e kur malet m’i mloj bora
për atdhe kangës ia mora (x2)
Ref. 1
Rreh si zemër çiftelia
o asht Kosova
o asht Shqypnia
Rreh si zemër çiftelia
o asht Kosova
o asht Shqypnia
II
Asht nji qiell që na bashkon
e nji djep që na burrnon
asht një gjuhë që flasim tane
e nji tokë që e thërrasim nane (x2)
Ref.2 (x2)
N’xhamadanin vija-vija
o asht Kosova
o asht Shqypnia
N’xhamadanin vija-vija
o asht Kosova
o asht Shqypnia
III
N’rrugën time për n’Shqipni
m’ka përcjellë njaj Drin i zi
dhe u nisa per me ardh-e
porsi vala e Drinit bardh-e (x2)
Ref 3
bjen lahuta e sharkija
o asht Kosova
o asht Shqypnia
bjen lahuta e sharkija
Oh sa e madhe,
asht Shqypnija.