“Përsiatje të Pakohë”, ose si të jetojmë në realitete të sintetizuara, është tema që katër artistë të rinj shqiptarë Era Merkuri, Martin Gjoleka, Ani Marku dhe Geraldo Prendushi kanë paraqitur në Pavijonin e Shqipërisë në Ekspozitën e 18-të Ndërkombëtare të Bienales së Venecias.
Tematikën e bienales kuratoja Lesley Lokko e ka titulluar “Laboratori i së ardhmes”.
Në këtë linjë përfaqësimi shqiptar sjell mënyrën se si mund të perceptohen hapësirat publike në epokën e digjitalizimit.
Në to parashtrohet diskutimi mbi rolin e arkitektit në formësimin e hapësirave publike si dhe marrëdhënien e qytetarëve me këto hapësira publike.
Artistët kanë marrë si modele rekreacioni dhe të imagjinatës stadiumin “Selman Stërmasi” dhe Parkun Artificial të Tiranës.
Vizitorët e ekspozitës dëgjojnë instalacionet zanore që shtrojnë pyetje mbi të ardhmen e hapësirës publike në qytet, dhe se si digjitalizimi mund ta humanizojë eksperiencën e të jetuarit në të ardhmen.
Idetë e reja në një laborator të së ardhmes, shtrojnë pyetjet: Si do të jetojmë bashkë në hapësirën dixhitale? Si do të jetë e ardhmja e arkitektëve në inteligjencën artificial? A do të jenë aktorë të zhvillimit të jetës urbane? Ende nuk e dimë, thonë ideatorët.
Bienaljan e Venecias do të qëndrojë e hapur për gjashtë muaj, deri më 26 nëntor 2023.