Si ndikojnë analizimet negative tek performanca e vajzave?

Studiues nga universiteti “Goethe” në Frankfurt i kanë vënë si synim vetes që të përcaktojnë sa ndikon reagimi i të tjerëve te paraqitja e vajzave futbolliste. Ata vunë në provë 36 vajza adoleshente që luanin futboll dhe i ndanë në dy grupe para praktikës. Grupit të parë i lexuan një analizë me nota pozitive ndaj futbollit, duke nxjerrë në pah rritjen e popullaritetit të këtij sporti, ndërsa grupit të dytë i lexuan një artikull me një analizë negative për vajzat futbolliste, duke i quajtur ato të pazonjat për të luajtur futboll.

U vërtetua që vajzave që lexuan artikullin negativ iu desh shumë më tepër kohë të mbaronin ushtrimet në stërvitje sesa atyre që iu lexua artikulli pozitiv.

Në foto është Kosovare Asllani, lojtarja e kombëtares Suedeze. Ajo luan gjithashtu për klubin francez PSG.

Votra Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Verified by MonsterInsights