Interviste me Znj. Albana Osmani humanisten shqipetare qe drejton fondacionin “Ti je një lule dielli ” .
1)Ju jeni nismëtarja e një prej fushatave bamirëse më të famshme në Shqipëri dhe jashte saj “Ti je një luledielli”. Si u gjendët në krye të saj? Nga e morët shtyerjen?
Gjithçka nisi në gusht të vitit që kaloi pasi u gjenda mes disa miqve të mi, të cilët po kalonin mes një kalvari të gjatë vuajtjesh të cilët kishin humbur familjarët ose të afërmit e tyre nga sëmundja e shekullit, kanceri. Ata ishin në kohët më të vështira, ndërsa të dashurit e tyre dergjeshin në spital. Kjo sëmundje tashmë ka prekur gjithë botën dhe të gjithë kemi kaluar raste ku kërkohej për ndihmë dhe ne kemi ndihmuar me ato mundësi që kishim. Por gushtin e kaluar, një nga mikeshat e mia më të ngushta, e cila kishte të ëmën që po përballej me këtë sëmundje të vështirë ndante me mua çdo ditë vuajtjet e saj. Një ndër gjërat që unë mësova ishte se qe nga më të vështirat për të ishte pagesa për kimioterapinë. Ajo nuk i kishte këto para ndaj u detyrua të merrte një kredi . E ëma, fatkeqësisht, ndërroi jetë, por për muaj të tjerë me radhë, përveç dhimbjes së madhe të humbjes së njeriut të saj më të shtrenjtë dhe pasojat psiokologjike e gjithçka tjetër në mungesë të saj, shoqes sime iu desh të paguante kredinë deri në fund. Për mua t’i gjendesha pranë ishte minimumi që mund të bëja, ndaj me gjithë zemër bëra ç’munda për shoqen time, por përsëri e ndjeja se nuk mjaftonte. Ndaj pas kësaj ngarkese u nisa për në QSUT në Tiranë ku vizitova nga afër pavijonin e onkohematologjisë ku ishin shtruar dhe kuroheshin shumë fëmijë nga kanceri dhe leucemia. Sigurisht, pamja para syve të mi ishte therëse. Për ditë e net me radhë nuk gjeja qetësi duke menduar cfarë të bëj në mënyrë që të siguroj sadopak diçka për nevojat e tyre të mëdha . Aty kishte nevojë për gjërat më thelbësore si ilaçe apo pajisje mjekësore që në mungesë të tyre kishte ndodhur dhe me tragjikja. Kështu, si një person publik në vendin tim, si një piktore dhe me gjithçka që kisha mundësi vura në jetë një ide të thjeshtë. Pikturova luledielli, të cilat i stampuam në 3 mijë bluza dhe ndërtuam një e-shop online ku shitëm për 7 javë e 4 ditë 3 mijë bluza me luledielli nga 20 euro një copë dhe kështu përfituam një fond prej 60 mijë eurosh . Dashuria e madhe e të gjithë shqiptarëve për të qenë pjesë e kësaj fushate, të cilën e quajtëm mision ishte e jashtëzakonshme! Të gjithë u angazhuan, në një formë a tjetër në mbështetje të kauzës që ngritëm në emër të fëmijëve të QSUT-së. Hashtagu që i vendosëm fushatës ishte “Ti je një luledielli”, dhe ky hashtag u bë i dukshëm kudo nëpër rrjete sociale si për të përkufizuar një zinxhir të madh dashurie mes njerezve të Nënës Tereza. E nënvizova me këtë formë, pasi të tillë i pashë shqiptarët kudo ku jetojnë, pasi bluzat u blenë nga e gjithë bota ! Gëzoj shumë ndërsa rrëfej si nisi e gjithë kjo, pasi thellë -thellë besoj se ishim të gjithë instrumentet e një simfonie që dirigjohej nga lart në përgjigje të atyre lutjeve të nënave apo baballarëve të atyre fëmijëve që dergjeshin në spital me ato kushte! Ndaj gjithçka ndodhi për ata dhe tashmë në pak muaj ne kemi themeluar Fondacionin «You are a sunflower » siç e quajtëm në anglisht, pasi besojmë që në të ardhmen do jemi në mbështetje jo vetëm të fëmijëve shqiptarëve shqiptarë, por edhe më gjerë.
2. Përse zgjodhët pikërisht këtë slogan? Çfarë keni dashur të thoni?
Ti Je Një Luledielli, sepse lulja e diellit simbolizon FORCËN, JETËN, SHPRESËN që ne donim t’ua përçonim atyre fëmijëve. Lulja e diellit përherë shikon nga dielli, nga drita dhe lë pas saj errësirën. Pra donim të përçonim me gjithë forcën tonë mesazhin e JETËS mbi VDEKJEN!
3. Fushata u përhap me një shpejtësi marramendëse, edhe pse jo e para në llojin e saj. Shumë njerëz të gatshëm për të ndihmuar dhe bluzat “sold out” që në ditët e para. Cili mendoni se ishte “çelësi i suksesit”?
Besoj se së pari qe një sensibilizim, pasi ATYRE që ua dedikuam ishin FËMIJË! Dhe si të tillë meritojnë gjithë të mirat e kësaj bote dhe jo ditët e netët që po përballeshin. Për më tepër në kushtet e tyre të mjerueshme që mbase nuk kishin para të paguanin as një furgon për të ardhur në spital për të marrë kurimin e nevojshëm. Dhe së dyti, që në momentin e parë të prezantimit të këtij projekti ndërsa hapa live në televizon e-shop gjithçka ishte publike . Duke qenë vetë një njeri skeptik kundrejt shumë rasteve “në emër të bamirësisë” doja që çdo gjë të ishte e qartë, e dukshme dhe e sigurtë. Kështu qe fillim e mbarim. Madje deri në publikimet e faturave të pajisjeve dhe reflektimi në çdo detaj i gjithckaje që ndodhi hap pas hapi. Më besoni ishte si një dallgë e madhe dashurie që rrëmbeu të madh e të vogël që të ishin në çdo formë pjesë, aq sa, rrugëve na pyesnin njerezit “Edhe sa bluza kanë ngelur. U shitën ato të kësaj kategorie se po ju ndjekim përditë dhe po gëzojmë shumë”. Besoj se kjo fushatë humanitare u bë misioni i të gjithëve për të ndihmuar sado pak ata vogëlushë!
4. Pse e quajtët website-n Anna White James? Shumë persona kanë menduar që po bashkëpunoni me të huaj…
Anna White James do të thotë Albana e Borës dhe e Xhemalit. Të cilët janë dy prindërit e mi. Ata më mësuan që në jetë është më mirë të japësh sesa të marrësh, ndaj me shenjë mirënjohjeje dhe dashurie për prindërit e mi të cilët gëzojnë shëndet të plotë, unë fushatën ua dedikova atyre . Ndaj Anna White James praktikisht isha unë, e bija e tyre . Po, kanë menduar se ishte ndonjë person që nuk ishte shqiptar dhe që po na mbështeste. Por jo, ne gjithçka e nisëm nga zeroja. Dhe po flas në shumës, pasi kur them ne, kam ndërmend 5 vullnetarët që ishin përkrah meje fillim e mbarim . Të 5 miqtë e mi dhe sot i cilësoj si ndër njerëzit më të mirë dhe më të ndershëm që njoh! Herado Ajazi, Greta Harapaj , Brisilda Mataj, Esti Zekaj, Gert Koxha dhe Amantia Bekteshi. MIRËNJOHJE !!!
5. Në mesin e bluzave të fushatës, qëndronin edhe disa të tjera, të stampuara me një përkrenare, ku shkruhej: “Unë jam dardan”. Kjo na bëri pak konfuzë në fakt. Çfarë donin të thonin ato?
UNE JAM DARDAN pati dy kuptime me rëndësi për mua . Së pari, iu dedikua KOSOVËS.DARDANISË! Duke qenë dhe vetë nga Malësia e Gjakovës me origjinë dhe duke e dashur shumë Kosovën si çdo shqiptar vendosa që ky dedikim i veçantë t’i takonte Kosovës. Kuptimi i dytë dhe shumë pranë zemrës sime është, sepse vëllai im quhet Dardan, sepse ndërsa diskutoja me familjen për cfarë po mendoja të bëja ishte pikërisht vëllai im i vogël që më inkurajoi shume duke më përforcuar qëllimet e zemrës sime. Më tha: -” Albana unë e di që shqiptarët janë njerëz të mirë! Ata do të mbështesin për kauzën ndaj fëmijeve të sëmurë . Jam I bindur që do lumturohesh shumë dhe vetë do jesh një njeri më i mirë pas kësaj eksperience që do të jetë e veçant¡ për ty. Ndaj unë do blej bluza sa të mundem dhe do t’ju them të gjithë shokëve e miqve të bëhen pjesë.” Ndaj me ditën që e-shop u hap supriza e bluzës UNE JAM DARDAN ishte për Kosovën përfshirë këtu edhe tim vëlla.
6. Pas suksesit të fushatës ju u shpallët “Ambasadore e fëmijëve për paqen” nga “Children For Peace”. Çfarë dyersh ju hapi ky titull?
Ky në fakt nuk është një titull. Se në bamirësi nuk ka tituj, ose të paktën unë kështu preferoj të mendoj. Është një mundësi më shumë për të prezantuar projektet në organizatat ndërkombëtare, në mënyrë që të punohet më fort e të arrihen qëllime sa më të mëdha në ndryshimet që vëmë në çdo projekt që kemi bërë dhe do bëjmë në vazhdim . Ky titull si ambasadore e “Children For Peace” m’u dha nga Zonja Debra Mace i cili ishte një inkurajim shumë i madh dhe menjëhere kemi marrë mbështjen e kësaj organizate të cilët në përmbylljen e fushatës së parë u mundësuan të tjera pajisje shtuar këtu dhe kompani të tjera që na u bashkangjitën duke bërë një përmbyllje me sukses të fushatës së parë. Në vazhdim kemi projekte për bashkepunime me “The Children for Peace” dhe sigurisht që jemi të hapur për këdo që do t’i lindë në zemër të na bashkohet tashmë në këtë rrugëtim që morëm. Të jem e sinqertë as nuk e kisha menduar kurrë që do niste në një dite gushti mes disa luleve që nisa të pikturoj për të ndihmuar ata fëmijë që sot do isha duke dhënë këtë intervistë për revistën tuaj nga ky pozicion, pra nuk e parashikoja dot që do bëhej një fondacion i themeluar ligjërisht dhe që tashmë po punojmë fort të ecim parà e të bëjmë ndryshimin e radhës në Spitalin Rajonal të Qytetit të Elbasanit, të cilin e vizituam pak ditë më parë.
7. Ndryshe nga ç’e pasqyroi media Albanën rrëzëllitëse me fustane balloje, ju në Kanë ishit për të tjera qëllime, që kishin të bënin sërish me bamirësinë. Për cfarë bëhet fjalë konkretisht?
Po atje realizova disa takime me personazhe të njohur ndërkombëtarisht . Pasi projektojmë që në 2018-2019 bluzat me luledielli të shiten në të gjithë botën . Pra World Wide! Ky është qëllimi ynë. Së bashku me Algen Nikollën, i cili ka lobuar thjesht si një shqiptar me zemër për të ndihmuar duke shfrytëzuar të gjitha njohjet e tij, pasi ka kohë që është pjesë e show biznes në Itali dhe në Francë ku jeton e punon. Pra Algeni si ambasador i yni ende po lobon që bluzën tonë me luledielli ta fusim si pjesë me koleksionet e markave të njohura si limited edition for charity. Pra si një koleksion të veçantë që do shitet për bamirësi. Në këtë pikë kemi nevojë për mbështetje, në mënyrë që të arrijmë qëllimet ndaj kujtdo që po lexon këtë revistë sot dhe ka një mundësi ta bëjmë të mundur atëherë të na kontaktojë dhe ta çojmë përpara qëllimin tonë në mënyrë që të ndihmojmë së pari fëmijët shqiptarë. youareasunflower@gmail.com na shkruani për çdo ide apo mundësi . Në Kanë, unë personalisht takova njerëz të njohur të show-bizit ndërkombëtar, të cilët gjithashtu u njohën me nismën dhe kemi marrë disa konfirmime nga ana tyre dhe menaxherëve që do na mbështesin minimalisht duke i veshur dhe duke i bërë share nëpër rrjetet e tyre sociale, në mënyrë që të bëhet virale kudo në botë. Shpresojmë për më të mirën. Pasi në vendin tonë, në Shqipëri, pak ditë më parë ndërsa dëgjoja doktoreshat që thonin ne s’kemi ujë të ngrohtë dhe muret e spitalit ishin me lagështirë dhe myk, unë ende besoj se ndryshimi do vijë si pasojë e ATIJ që dirigjon simfoninë, pra besoj se Zoti vetë do bëjë gjithçka të mundur edhe pse sot duket si një ide e vështirë!
8. Si u shfrytëzuan fondet e mbledhura në fushatë? Sa fëmijë janë ndihmuar deri tani?
U blenë 6 poltronë kimioterapie me pompat përkatëse dhe dhoma e kimioterapisë u shndërrua në një minikinema kundrejt të gjitha parametrave mjekësorë . Në mënyrë që ato orët e zgjatura të kurimit të ishin më të lehta për fëmijët Gjithashtu, blemë një respirator që u vendos në reanimacion. Aty kishte dhe 5 të tjerë, por ishin shumë te vjetër ose të dhuruar nga spitalet e rajonit në QSUT. Blemë gjithashtu për nënat disa kolltukë, te cilat bëhen krevate gjatë natës në mënyrë që t’ua bëjë më të lehtë, pasi aty ndodhte që flinin dhe me karrige për ditë e javë pranë fëmijëve të tyre.
9. Çfarë marrëdhënieje keni krijuar me fëmijët e sëmurë dhe familjet e tyre, sepse nga postimet në rrjetet sociale dukeni si një familje e madhe dhe e lumtur.
Po jemi familjarizuar dhe sigurisht që mezi presin të shkoj t’i takoj! Për mua është kohë e artë! Personalisht jam rritur në një familje të madhe dhe me shumë dashuri ndaj gëzoj me ta çdo moment.
10. Cilin do të veçoni si momentin më të bukur gjatë kësaj fushate, po atë më të vështirin?
Kanë qenë shumë ditë e net pa gjumë dhe punë e pafundme. Ne iknim në 5 të mëngjesit dhe kishim kohë sa për 1 orë gjumë dhe një dush dhe përsëri ktheheshim në magazinën tonë që ishte dhe zyrë njëkohësisht. Shpërndarjen e bluzave e bëmë vetë duke mos pasur shumë mbështetje në fillim gjithashtu kudo ku blihej qoftë edhe një bluzë do ishim prezentë për të falënderuar, bërë foto për ta pasqyruar, për të sensibilizuar edhe më shumë këdo. Nuk do ta harroj kurrë momentin kur doktoreshë Mira Kola në spital më tha: -“Albana a jeni e vetëdijshme sa jetë fëmijësh do shpëtojë kjo pajisje që ju sollët”?! Sinqerisht m’u drodh zemra . Nuk do ta harroj kurrë! Ishin ato fjalët që larguan gjithë lodhjen time, kilogramët që kisha humbur dhe e përqafova duke i thënë “Faleminderit për fjalët! Ia dolëm vërtet, ia dolëm bashkë!!
11. Cilat janë planet e ardhshme të fushatës “Ti je një luledielli”?
Në fokus kemi spitalin rajonal të qytetit të Elbasanit. Po ngremë dy fushata tashmë. Po
prodhojmë 1500 arushë, të cilët do shiten online në website www.youareasunflower.org gjithashtu nëpër të gjithë kryeqytetin po bëhen grafite me luledielli dhe ftesa jonë është e hapur për çdo ide apo mundësi . Në Kanë, unë personalisht takova njerëz të njohur të show-bizit ndërkombëtar, të cilët gjithashtu u njohën me nismën dhe kemi marrë disa konfirmime nga ana e tyre dhe menaxherëve që do na mbështesin minimalisht duke i veshur dhe duke i bërë share nëpër rrjetet e tyre sociale, në mënyrë që të bëhet virale kudo në botë. Shpresojmë për më të mirën. Pasi në vendin tonë, në Shqipëri, pak ditë më parë ndërsa dëgjoja doktoreshat që thonin ne s’kemi ujë të ngrohtë dhe muret e spitalit ishin me lagështirë dhe myk, unë ende besoj se ndryshimi do vijë si pasojë e ATIJ që dirigjon simfoninë, pra besoj se Zoti vetë do bëjë gjithçka të mundur edhe pse sot duket si një ide e vështirë!
8. Si u shfrytëzuan fondet e mbledhura në fushatë? Sa fëmijë janë ndihmuar deri tani?
U blenë 6 poltronë kimioterapie me pompat përkatëse dhe dhoma e kimioterapisë u shndërrua në një minikinema kundrejt të gjitha parametrave mjekësorë . Në mënyrë që ato orët e zgjatura të kurimit të ishin më të lehta për fëmijët . Gjithashtu, blemë një respirator që u vendos në reanimacion. Aty kishte dhe 5 të tjerë, por ishin shumë te vjetër ose të dhuruar nga spitalet e rajonit në QSUT. Blemë gjithashtu për nënat disa kolltukë, te cilat bëhen krevate gjatë natës në mënyrë që t’ua bëjë më të lehtë, pasi aty ndodhte që flinin dhe me karrige për ditë e javë pranë fëmijëve të tyre.
9. Çfarë marrëdhënieje keni krijuar me fëmijët e sëmurë dhe familjet e tyre, sepse ngapostimet në rrjetet sociale dukeni si një familje e madhe dhe e lumtur.
Po jemi familjarizuar dhe sigurisht që mezi presin të shkoj t’i takoj! Për mua është kohë e artë! Personalisht jam rritur në një familje të madhe dhe me shumë dashuri ndaj gëzoj me ta çdo moment.
10. Cilin do të veçoni si momentin më të bukur gjatë kësaj fushate, po atë më të vështirin?
Kanë qenë shumë ditë e net pa gjumë dhe punë e pafundme. Ne iknim në 5 të mëngjesit dhe kishim kohë sa për 1 orë gjumë dhe një dush dhe përsëri ktheheshim në magazinën tonë që ishte dhe zyrë njëkohësisht. Shpërndarjen e bluzave e bëmë vetë duke mos pasur shumë mbështetje në fillim gjithashtu kudo ku blihej qoftë edhe një bluzë do ishim prezentë për të falënderuar, bërë foto për ta pasqyruar, për të sensibilizuar edhe më shumë këdo. Nuk do ta harroj kurrë momentin kur doktoreshë Mira Kola në spital më tha: Albana a jeni e vetëdijshme sa jetë fëmijësh do shpëtojë kjo pajisje që ju sollët?! Sinqerisht m’u drodh zemra . Nuk do ta harroj kurrë! Ishin ato fjalët që larguan gjithë lodhjen time, kilogramët që kisha humbur dhe e përqafova duke i thënë “Faleminderit për fjalët! Ia dolëm vërtet, ia dolëm bashkë!!
11. Cilat janë planet e ardhshme të fushatës “Ti je një luledielli”?
Në fokus kemi spitalin rajonal të qytetit të Elbasanit. Po ngremë dy fushata tashmë. Po
prodhojmë 1500 arushë, të cilët do shiten online në website www.youareasunflower.org, gjithashtu nëpër të gjithë kryeqytetin po bëhen grafite me luledielli dhe ftesa jonë është e hapur për këdo që do të mundësojë nje luledielli duke i shënuar emrin e kompanisë biznesit, emrin personal ngjitur me lulen dhe kundrejt një kontributi që do të japë në formë vlefte monetare do mbeldhim fondin për ndryshimin e radhës. Shqiptarë brenda Shqipërisë, jashtë saj apo dhe ndërkombëtarë janë të ftuar të mundësojnë “Ti je n¡ë luledielli”. Për këtë projekt kemi mbështjen e bashkisë së kryeqytetit dhe kryetarit të saj, z.Erion Veliaj, të cilin e falënderojmë. Pra ne website www.youareasunflower.org mund tw na kontaktoni shumë shpejt, pasi jemi në
përfundim të realizimit të website, gjithashtu në youareasunflower@gmail.com, për çdo
mbështetje apo ide tuajën për një Shqipëri si e Nenës Tereza të gjithë bashkë në ndihme te femijeve shqiptare.
Sashenka Ndreka