Katalog i Veshjes Zadrimore Këtë thesar të paçmueshëm të kulturës sonë, si veshjen ashtu dhe bizhuteritë, nënë Luçja nga fshati Rrenc i Shkodrës, e ka ruajtur me fanatizëm dhe e mban ende sot. Veshjen Zadrimore nuk e ka hequr kurrë, aq sa thotë se me të ka lindur.Nën shoqërinë e dy vargjeve të mrekullueshme të veprës “Bagëti e Bujqësi” të poetit tonë të madh, Naim Frashëri, sjellim për ju në Votër këtë rrugëtim ndër shekuj – një kryevepër origjinale shqiptare, me historinë, lashtësinë, trashëgiminë dhe larminë e ngjyrave ngërthyer së bashku…”Gjithë kjo bukuri vallë nga dheu të ketë mbleruar,A me të matht të ti’ Zoti pej parajs’ e ka dërguar?”..
VOTRA Magazine / shkurt 2021