ATDHEU
- Ai që lë arën e vet, nget arën e huaj. Korçë
- Guri i rëndë në vend të vet. Përmet
- Shqiponja fluturon në qiell, po folenë e bën në tokë. Labëri
BESA
- Ai që s’tutet me fjalë, s’tutet as me pushkë. Kosovë
- Burri o të mbyt, o të fal; i ligu as të mbyt, as të fal. Shkodër
- I madh është edhe plepi, por e fëlliqin sorrat. Tiranë
DITURIA
- Mësoji fëmijës rrugën që duhet të ndjekë, dhe ai nuk do të largohet prej saj edhe kur të plaket. Fjalët e Urta 22:6
- Biri im, ruaje urdhërimin e atit tënd dhe mos harro mësimet e nënës sate. Fjalët e Urta 6:20
- Hidhëroju dikujt aq sa ka dituri. Preshevë
DREJTËSIA
- -Ai që e ka trupin e drejtë, nuk ka frikë se i del hija e shtrembër. Jug
- -Edhe kopsht i mbretit të jetë, një gjemb brenda do ta ketë. Jug
- -Faji është jetim, s’i ka dalë zot njeri. Elbasan
MATURIA
-Njeriu i matur e shikon të keqen dhe fshihet; por njerëzit naivë shkojnë tutje dhe dënohen. Fjalët e Urta 22:3
- -Në shtëpinë e të urtit ka një thesar të çmuar dhe vaj, por njeriu budalla i bën të gjitha rrush e kumbulla. Fjalët e Urta 21:20
- -As copën e madhe mos e ha pa u menduar. Krujë
PUNA
- Ai që përton sot, pendohet mot. Vlorë
- Fjala pa punë, si peshku pa lumë. Gjirokastër
- Kush s’punon, dheut i rëndon. Jug
THJESHTËSIA
- Daullja bie për ata që kanë veshë. Përmet
- Uthulla e fortë plas gurin. Tiranë
- Nga ferra e vogël del lepuri i madh. Jug
Piktor: Demush Avdimetaj