Fjalë të urta që lidhen me veprimtari të ndryshme

ATDHEU

  • Bukë e hi në shtëpi. Përmet
  • Dardha bie nën dardhë.  Vlorë
  • Kur të jesh në dhe të huaj, dita të bëhet një muaj. Kosovë

BESA

  • Burri s’matet me pëllëmbë, por me zemër. Skrapar
  • Deti njihet në valë, burri njihet në fjalë. Sarandë
  • Fusha bën baltë, mali bën furtunë. Myzeqe

DITURIA

  • Korrigjo birin tënd, ai do të japë rehatinë dhe do t’i sigurojë kënaqësi shpirtit tënd. Fjalët e Urta 29:17
  • Kush do të gjejë një grua të fortë dhe të virtytshme? Vlera e saj është shumë më e madhe nga ajo e

margaritarëve. Fjalët e Urta 31:10

  • Lum ai njeri që ka gjetur diturinë dhe njeriu që ka përftuar arsyen. Fjalët e Urta 3:13

DREJTËSIA

  • Atë që merr me një dorë, ktheje me të dyja. Vlorë
  • Kur s’më bën nder, mos më bëj qeder. Berat
  • Kur të gjen një vdekje, të ngushëllojnë; po kur të gjen turpi, ç’të thonë? Korçë

MATURIA

  • Gjella me kripë e kripa me karar. Përmet
  • Kur të hedhësh gurin, mate gjer ku arrin. Jug
  • Kur s’di not mos u fut në ujë. Korçë

PUNA

  • Çelësi që punon, nuk ndryshket. Mallakastër
  • Po nuk u turbullua, nuk kthjellohet. Përmet
  • Kush rri në pemë, ha edhe kokrrat. Korçë

THJESHTËSIA

  • Gurit të rrokullisur dhe të dehurit mos i dil përpara. Lunxhëri
  • Me gojë i afron, me gojë i largon shokët. Kosovë
  • Sa t’i trazosh drurët aq më shumë ndizen. Jug

Gela Bulku

Back to top button
Verified by MonsterInsights