Çdo stol i stadiumit ‘Air Albania’ do të jetë i pajisur me qeleshe (plis) për ditën e nesërme. Çdo tifoz duhet ta vendosë kur të jetë në stadium, përveç tribunës ku qëndrojnë tifozët miq.
Tashmë të gjithë shqiptarët presin me emocion ndeshjen sot.
Kombëtarja shqiptare e futbollit luan kundër Çekisë në “Air Albania”, sfidë kjo e vlefshme për grupin E të Euro 2024 dhe që merr jetë në 20:45. Kuqezinjtë mbajnë vendin e parë në grup me 10 pikë, teksa Çekia me një ndeshje më pak ka tetë pikë për vendin e dytë dhe vjen si e pamposhtur.
Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të bëjë një surprizë për të gjithë tifozët.
Çdo stol i stadiumit ‘Air Albania’ do të jetë i pajisur me qeleshe (plis) për ditën e sotme. Çdo tifoz duhet ta vendosë kur të jetë në stadium, përveç tribunës ku qëndrojnë tifozët miq.
EURO 2024/ KOMBËTARJA MBYLL PËRGATITJET PËR NDESHJEN ME ÇEKINË