A jeni gati? Ricky Martin dhe Enrique Iglesias do të performojnë në Tiranë

Këngëtarët e njohur, Ricky Martin dhe Enrique Iglesias, do të performojnë në Tiranë, këtë e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Enrique do të jetë në Tiranë më 30 qershor, ndërsa Martin më 20 korrik. Të dy do të performojnë në sheshin Skënderbeu në Tiranë në kuadër të Javës Kulturore Spanjolle.

Në llogarinë e tij me 8 milionë ndjekës, këngëtari i njohur Ricky Martin është shprehur i lumtur se do të jetë në Tiranë, ai shpreson se të gjithë do të bashkohen në koncertin e tij të parë në Tiranë.

“Po!!!! Shumë i lumtur të njoftoj se do të jem në Tiranë, Shqipëri më 20 korrik me koncertin tim Simfonik dhe Orkestrën Kombëtare të Tiranës, shpresoj që të gjithë të mund të më bashkoheni në koncertin tim të parë në Shqipëri” ka shkruar Martin në llogarinë e tij në Facebook.

https://www.instagram.com/p/CtMOfOBLvgQ/

Ricky Martin është këngëtar, kompozitor dhe aktor i njohur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Verified by MonsterInsights