Nuk është sekret që të luash në ajër të pastër është një mënyrë e shkëlqyer për të qëndruar fizikisht dhe mendërisht i shëndetshëm.Prindërit duhet që tu japin fëmijëve mundësinë të rrisin trupin dhe të zgjerojnë mëndjen në natyrë sepse kjo i ndihmon ata të largojnë stresin dhe të pasurojnë imagjinatën.
– A i kanë provuar fëmijët tuaj këto ushtrime të thjeshta, të cilat janë frymëzuar nga yoga dhe natyra?!
- Shtrihuni në shpinë me duart në tokë të vendosura rreth kokës!
- Merrni frymë ngadalë dhe thellë! Nxirreni frymën jashtë, duke zgjatur duart lart!
- Përkuluni përpara dhe prekni majat e gishtave të këmbëve! Pushoni një moment!
- Ngadalë dhe me kujdes ngrihuni duke tërhequr duart përsëri dhe pastaj shtrihuni duke u rikthyer në pozicionin fillestar! Përseriteni këtë disa herë!
- Qëndroni në këmbë dhe merrni frymë thellë!
- Shtrini krahët drejt, sipër kokës!
- Përkuluni prapa lehtësisht duke zgjeruar gjoksin dhe imagjinoni një ujëvarë duke rrjedhur nëpër gishtat tuaj dhe mbi tokë!
- Kthehuni në fillim të ushtrimit dhe përsëriteni atë.
- Qëndroni në këmbë me këmbët e bashkuara dhe duart e shtrira anash!
- Zhvendoseni peshën e trupit duke e kaluar mbi këmbën e majtë!
- Përqendrohuni tek një objekt i qëndrueshëm përpara jush!
- Përkulni gjurin e djathtë duke e kthyer këmbën dhe duke e vendosur tek gjuri i këmbës së majtë. Vendosni duart në bel, pastaj ngrijini ato drejt qiellit. Mbajini ashtu pastaj ndërroni anët.
Amela Harlicaj
Trajnere personale