⚽ Marash Kumbulla është një ndër lojtarët më të shtrenjtë të Kombëtares Shqiptare. Në bazë të vlerës së kartonit në “Transfermarkt”, mbrojtësi shqiptar vlerësohet me 27 milionë euro. Për 21-vjeçarin, rritja ka qenë e vazhdueshme gjatë dy viteve të fundit, që kur spikati me talentin e tij tek Verona në Serie A. ⚽
⚽ Pas një sezoni pa shumë shkëlqim në Serinë B me Veronën, Kumbulla u bë lojtari më i aktivizuar dhe një nga shtyllat e mbrojtjes në debutimin në Serinë A me veronezët. Tanimë, karriera e tij është gjithnjë në ngjitje, teksa si pjesë e Romës, kartoni i tij po prek vlerat maksimale. Mjaft të përmendet fakti që dy vite më parë, pikërisht më 5 qershor 2019, kartoni i Kumbullës vlerësohej me vetëm 75 mijë euro. 💰
⚽ Tashmë kohët kanë ndryshuar. Roma ka në gjirin e saj një mbrojtjes vlera e të cilit është 360-fish më e lartë nga ç’ishte dy vite më parë. Me Mourinjon në krye, pritet që qendërmbrojtësi i Kombëtares sonë të maturohet akoma edhe më shumë për t’u bërë shtyllë e prapavijës tek kryeqytetasit dhe për t’u shndërruar në të ardhmen e afërt ndër pikat më të forta edhe te Shqipëria.
©️ VOTRA Magazine / Qershor 2021