Një histori e rrallë! Talenti 16-vjeçar lë Belgjikën për të ardhur tek Shqipëria

Një tjetër talent nga diaspora do të veshë së shpejti ngjyrat e kuqezinjëve të Shqipërisë për ta bërë të ardhmen tonë edhe më premtuese. Këtë herë flitet për futbollistin 16-vjeçar Lindon Ajeti, i cili luan për Standart Liege në Belgjikë. Në sezonin që sapo u mbyll, Ajeti ka luajtur për grupmoshën U-21 të skuadrës belge dhe kjo tregon më së miri aftësitë e tij, duke fituar kështu besimin e drejtuesve të klubit.See the source imageSee the source image

Më herët Ajeti është aktivizuar tek grupmosha U-15 të Belgjikës dhe ka spikatur veçanërisht në përballjen e tyre me Anglinë U-15. Roli i Lindon Ajetit është mbrojtës i djathtë, por ai mund të përshtatet edhe në krahun e majtë. Një nga veçoritë e Lindonit është driblimi i kundërshtarëve dhe mbështetja për sulmin. Së fundmi djaloshi ka vendosur t’i bashkohet Shqipërisë U-17, madje për këtë nuk do të humbet fare kohë, pasi Ajeti do të jetë pjesë e kuqezinjëve qysh në grumbullimin e 22 qershorit që do të zhvillohet në Itali. See the source imageSee the source image

See the source imagePunonjësi i FSHF i cili merret me zbulimin e talenteve shqiptarë në Belgjikë, Rinor Agushi, ka folur sa i përket kësaj çështje për “Sport Ekspres”. Agushi shprehet se “Lindoni është një talent i perspektivës dhe shihet si një nga më të mirët tek shkolla e futbollit të Standart Liege. Unë kam punuar për afrimin e tij dhe mund të them se ai është një nga rastet e rralla në këtë drejtim. Nuk është dashur shumë mund dhe kohë që ta bindnim të vishte fanellën e Shqipërisë. Ata (familja) thjesht po prisnin ftesën e Shqipërisë. Sapo ajo mbërriti, nuk e menduan dy herë për të lënë Belgjikën. Gjithashtu edhe dëshira e babait të tij ishte e madhe që djali të luante për Kombëtaren kuqezi”, u shpreh Agushi. /Sport Ekspres/ See the source image

©️ VOTRA Magazine / Qershor 2021 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Verified by MonsterInsights