Mënyra e duhur për të zgjidhur një konflikt në çift

  1. Dje në mëngjes, gjatë stërvitjes sime, pashë në televizor “Shfaqjen e Andy Griffith”, episodin ku Opie përfundon në debatin “Sulmi 50-metërsh”. Barney sajon një regjim stervitjeje dhe e bind Opin që të fitosh është një gjë fare e thjeshtë. Por, kur Opi humbet, ai dëshpërohet dhe bëhet i vrazhdë. I nevrikosur, Andi shpreh zhgënjimin e tij që Opiu bë një humbës i lënduar. Në atë moment Opie kupton se ai po rrezikon të humbë diçka shumë më të vlefshme se një medalje, ai po humbet respektin e babait të tij. Në ankth për të rifituar miratimin e babait, Opie ndjek Andin deri te zyra e oficerit të policisë, për të deklaruar që nuk dëshironte ta zhgënjente. Andi i thotë Opit se ai nuk shpreson të jetë i lumtur për humbjen.
    Ai i shpjegon atij, që është e lehtë të jesh një fitues, por është shumë më e vështirë, dhe po aq edhe e rëndësishme, të jesh një humbës i mirë. Duke reflektuar në llogaritjet e fitimit të maturisë personale, mua më duket që një leksion i njëjtë qëndron edhe me martesën. Është e lehtë të qëndroni të martuar kur gjithçka shkon mirë. Është shumë më e vështirë kur problemet dalin gjatë rrugës. Por është shumë e rëndësishme të jeni të përkushtuar në një marrëdhënie, sidomos kur ajo është më shumë e trazuar sesa e qetë. Konflikti është gjëja e fundit që shumica e çifteve dëshirojnë të sjellin në mëndje, por të jeni të përgatitur për një drejtim të dobishëm të konfliktit, mund të krijojë diferencën ne mes të festimit të një dite osetë një viti romantik, dhe kalimit të tërë jetës në një lidhje thellësisht të kënaqshme e të ndërsjellë. Mbani mend që konflikti është i natyrshëm në çdo marrëdhënie intime. Debati mund të kthehet në një aktivitet që promovon rritjen kur orientohet si duhet.

Më poshtë janë disa udhëzime për ta ruajtur debatin të pastër dhe frutdhënës.

  • Mbani qëllimin në mendje!

Qëllimi i një zënke me fuqi vepruese është zgjidhja e një çështjeje, në një mënyrë që lejon të dyja palët të shfaqen tërësisht me një lidhje të paprekur dhe të padëmtuar.

  • Qartësimi i çështjes.                                                                                                            Përcaktojeni çështjen sa më saktë që të jetë e mundur! Sigurohuni që të dyja palët janë të qarta për çfarëu kërkohet! Është shumë më e lehtë të gjëndet një zgjidhje për një problem të përcaktuar mirë.
  • Zihuni pasi të mendoheni!

Shmangni drejtimin e çështjeve të rëndësishme në kulmin e gjaknxehtësisë së momentit. Kalojeni kohën duke i dhënë çështjes arsyetime të mirëmenduara,sepse në qetësi mund të përcaktoni pozicionin tuaj! Merrni kohë të mjaftueshme ta kontrolloni në mënyrë të përshtatshme problemin!

  • Bini dakord që të ziheni në mënyrë të përgjegjshme dhe të respektueshme!

Identifikoni me sinqeritet ndjesitë tuaja personale në mënyrë që të mund t’i shprehni me vërtetësi! Mendohuni para se të flisni! Kini parasysh se pasi t’i nxirrni fjalët nga goja, ato nuk mund të rikthehen më pas! Flisni në atë mënyrë që ju keni dëshirë t’ju flasin juve! E shprehni atë që është e nevojshme, në një mënyrë të tillë që pranohettë dëgjohet nga partneri juaj! Refuzoni të gërmoni debatin me taktika shkatërruese si ultimatume, akuza, sulme personale, thirrje me emra, kthim në të kaluarën ose trajtimetë heshtura! Mos shfrytëzoni asnjëherë pasiguritë ose të metat e partnerit sado që të keni të drejtë!

  • Përdorni aftësi komunikuese të përshtatshme!

Kontrolloni perceptimin  tuaj,mbresat dhe dyshimet duke përsëritur që e kuptuat mesazhin që morët! Identifikoni zonat e marrëveshjeve, përdorini ato për të ruajtur ndryshimet në të ardhmen! Mbani parasysh thelbin e çështjes, duke pasur gjithmonë si qëllim  të vërtetën!

  • Qëndroni në të tashmen!

Shmangni kthimin e konfliktit në një konkurrim! Në martesë nëse humb njëri, humbasin të dy.

  • Jini të ndershëm!

Shprehni menjëherë mendimet, opinionet dhe pakënaqësitë tuaja! Flisni rreth vetes suaj, jo rreth partnerit tuaj! Të jeni të ndershëm nuk ju jep të drejtën e të qënit mizor! Të thoni çfarë keni në mendje nuk do të thotë se keni të drejtë, jini korrektë, apo keni një kënd tek e vërteta! Ajo vetëm do të thotë që ju po e ndani të ardhmen tuaj haptazi. Asnjëri nga dy njerëz nuk i sheh gjërat në të njëjtën mënyrë, sado ta duan njëri-tjetrin. Punoni drejt krijimit të së ardhmes!

  • Përdorni humorin kur të jetë e mundshme dhe e përshtatshme!

 Humori mund ta ulë tensionin për aq kohë sa nuk është përdorur për të shmangur situatën ose për ta nënvleftësuar partnerin tuaj. E qeshura mund të jetë shëruese për sa kohëqë nuk synon që të lëndojë. Rregulli i gishtit të madh është “OK”,nëse të dy njerëzit po qeshin.

  • Merrni pushim!

 Nëse debati bëhet jofrytdhënës ose kalon në acarim, bini dakort kapërceni konfliktin! Vendosni një kohë të caktuar për të nxjerrë përfundimin! Sa më herët, aq më mirë! Përdorni pushimin për të rifituar vëmendjen dhe të ardhmen! Bëni një shëtitje.  Më mirë akoma, bëni një shëtitje sëbashku! Ecja nxit mëndjen dhe frymëzon krijimtarinë. Mund të jetë më e lehtë për të arritur në një zgjidhje krah për krah sesa ballë për ballë.

  • Kërkoni mbylljen!

Kur të dy partnerët bien dakord që konfliktit t’i jepet një zgjidhje, përgëzojeni njëri-tjetrin dhe vazhdoni normalisht! Mos harroni se ju nuk mund të bini dakord për gjithçka! Mësoni kur të bini dakord e kur jo!

  • Kërkoni ndihmë!

Zënkat e vazhdueshme ose jo që ndodhin për arsye nga më të ndryshmet mund të jenë shënja të një problemi më serioz. Kërkoni këshillim profesional para se një acarim i thjeshtë të kthehet në një krizë të vërtetë . Këto udhëzime mund të duken jonormale dhe të padobishme në fillim,por duke i praktikuar, ju bëheni të aftë në debat! Konflikti është i pashmangshëm në martesë.Romanca është një nga viktimat e para të konflikteve të pazgjidhura.

Kontrolloni çfarë keni dëshirë të rrezikoni, për hatër të debatit!

Dr. Carolyn Waterbury-Tieman

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*