“Ne jemi ndryshe por jemi heronj” shafqja që na bën të reflektojmë falë vogëlushëve me aftësi ndryshe

Të gjithë jemi njësoj por në forma të ndryshme dhe këta fëmijë janë prova.

“Ne jemi ndryshe, por jemi heronj”, shfaqja që bëri bashkë fëmijë me sindromën down, të spektrit të autizmit si dhe fëmijë me nevoja të veçanta, emocionoi një publik të tërë.

Ndërgjegjësimi i shoqërisë për këta fëmijë nuk është ende në nivelin e duhur. Shpeshherë ata janë pre e bullizmit dhe e përbuzjes, jo vetëm nga bashkëmoshatarë, por dhe të rritur.

Shfaqe me femijet me aftesi ndryshe ( burimi Fatjon Sulstarova)

Fatjon Sulstarova ka disa vite që punon në Qendrën Kombëtare Kulturore për Fëmijë (QKKF) në Tiranë. Më herët edhe ai vetë ka qenë një fëmijë i angazhuar dhe me të njëjtat ëndrra deri sa u bashkua në një ekip për të formësuar të rinjtë dhe të vegjlit të cilët në këtë qendër zgjojnë ëndrrat dhe dëshirat.
Janë qindra fëmijë të cilët çdo ditë frekuentojnë një gamë të gjerë mundësisht dhe kursesh në këtë qendër. Në këto kurse fëmijët gjejnë vetveten, preferojnë të angazhohen dhe të jenë në konkurs të përhershëm me të bukurën dhe me të renë.

Shfaqe me femijet me aftesi ndryshe ( burimi Fatjon Sulstarova)

Shfaqe me femijet me aftesi ndryshe ( burimi Fatjon Sulstarova)

Mësuesit në këtë qendër janë të gatshëm t’i nxisin fëmijët të njohin veten dhe kapacitetet e tyre. Një ndër ta është Fatjon Sulstarova, i cili është treguar i gatshëm të mësojë në këtë rrugëtim edhe fëmijët me aftësi ndryshe.

Shfaqe me femijet me aftesi ndryshe ( burimi Fatjon Sulstarova)

Në një intervistë Sulstarova është shprehur: Unë kam marrë shumë emocione me fëmijët dhe botën e tyre të bukur, por e kam kuptuar se sa e veçantë është ajo e fëmijëve me aftësi ndryshe. Ata të duan dhe të respektojnë pa interes. Kanë thjesht nevojë për mbështetje dhe përkujdes. Në Qendrën Kulturore Kombëtare për Fëmijë ka pasur edhe fëmijë me aftësi ndryshe dhe ata kanë sjellë një frymë shumë pozitive në grup dhe në të shumtën e rasteve ata kanë qenë dhe janë talente shumë të mira. Për këtë shfaqje, prindërit e tyre ishin të lumtur sepse për ata çdo përgatitje e fëmijëve të tyre është një terapi më vete. Fëmijët me aftësi ndryshe kanë nevoja shumë të mëdha në kuptimin e plotë të fjalës dhe patjetër që një shfaqje nuk plotëson të gjithë vatrat e krijuara por mund të jenë këto aktivitete një formë për t’i nxjerrë ata nga monotonia.
Ju ftojmë më poshtë ta ndiqni shfaqen të plotë dhe ta ndani me miqtë tuaj:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Verified by MonsterInsights