Mensur Hyseni – kampioni i ri botëror i pompave në paralele.

Mensur Hyseni, është një mësues i edukimit fizik nga Presheva. Prej vitesh ai ka pasur ëndërr të thyejë ndonjë rekord botëror në sport. Këtë ai e ka arritur para pak kohësh, pikërisht në janar të këtij viti, duke bërë 55 pompa paralelesh brenda një minute dhe këtë ai e ka arritur në moshën 38 vjeçare. Për më tepër, këtë rezultat fantastik ai e ka arritur duke mbajtur një peshë shtesë prej 27.28 kilogramësh në çantën e tij. Titullin e rekordmenit Mensuri ia ka marrë rekordmenit rus, Jevgeni Los, i cili ka qenë kampion absolut në këtë aktivitet në tre vitet e fundit.
“Dëshiroja ta testoja veten dhe të
tregoj që edhe ne si komb shqiptar mund të ballafaqohemi me sportistë elitarë”.


Ky rekord botëror për Guinness i është pranuar shqiptarit nga Presheva, vetëm disa ditë pas performancës së tij. Mensuri shprehet se ka pasur përkrahjen e bashkëpunëtorëve të tij, por kjo nuk mund të thuhet edhe për kushtet e sërvitjes, të cilat nuk kanë qenë të njëjta me ato të sportistëve të tjerë të cilët e kanë mbajtur më parë këtë rekordi botëror dhe gjithçka ai e ka arritur me forcat e veta pas 5 muajsh përgatitje.
“Pjesa më e sikletshme ishte pritja për t’u pranuar në librin e rekordeve Guinness” – shprehet Mensuri.
Sportisti preshevar, thotë se pas ca kohësh pushimi, mbase do të provojë të thyejë edhe ndonjë rekord tjetër në sport.
©️ VOTRA Magazine / Mars 2021

Back to top button
Verified by MonsterInsights