Megi Doçi, futbolliste e Vllaznisë së Shkodrës dhe kombëtares së Shqipërisë

Kjo vajzë simpatike që shihni në foto është Megi Doçi, futbolliste e Vllaznisë së Shkodrës dhe kombëtares së Shqipërisë për femra, Pakkush e di por Megi është shpallur për dy vjet rresht (2018 dhe 2019) si golashënuesja më e mirë në botë, titull ky i barazvlefshëm me këpucën e artë në futbollin e meshkujve. 

Kështu, gjatë vitit kalendarik 2018, Megi Doçi shënoi plot 84 gola në të gjitha kompeticionet duke lënë pas amerikanen e Barcelonës, Kristia Freda, e cila në atë vit pat shënuar 82 gola, si dhe Rozelord Borxhellënm që pat realizuar 66 gola.

Të njëjtin sukses Megi e përsëriti edhe në vitin 2019, ku shënoi plot 85 gola, duke lënë pas përsëri Kristia Freda-n e Barcelonës me 84 gola, ndërsa në vendin e tretë u rendit një tjetër futbolliste shqiptare, pikërisht Kesjana Goro e Apolonisë së Fierit me 71 gola. 

Ndërsa në vitin 2020, Megi Doçi shënoi plot 88 gola, duke merituar për të tretin vit rradhazi titullin e golashënueses më të mire në botë. 

©️ VOTRA Magazine / Maj 2021 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Verified by MonsterInsights