Pritja ka marrë fund dhe trajneri i Kombëtares Shqiptare Edoardo Reja ka publikuar listën me 28 futbollistët që ka ftuar t’i përgjigjen grumbullimit për tre ndeshjet eliminatore të Kupës së Botës “Katar 2022”.
“Ka disa emra të rinj, për shembull Nedim Bajrami, i cili po paraqitet mjaft mirë te Empoli dhe për herë të parë i bashkohet grupit. Me të i kemi nisur kontaktet prej një viti dhe shpresoj të jetë një vlerë e shtuar për Shqipërinë. Kemi thirrur gjithashtu edhe Mario Mitajn, i cili po spikat te AEK-u në kampionatin grek dhe e kemi marrë të ambientohet, pasi është ende shumë i ri dhe e shohim si pjesë të rëndësishme për të ardhmen. Më pas kemi Çokajn, Kallakun, të gjithë lojtarë të ekipit Kombëtar U-21 dhe gjithashtu Kamberi, të cilin nuk e kemi patur në dispozicion më parë për arsye të ndryshme, por mendoj se ka ardhur momenti i duhur që më në fund mund ta shohim në aksion me ne”, u shpreh trajneri.
Bekim Balaj dhe Armando Sadiku janë dy nga emrat e mëdhenj të kuqezinjve, të lënë jashtë këtij grumbullimi, por është rikthyer pas disa kohësh Arlind Ajeti.
Kjo është lista e futbollistëve të grumbulluar nga trajneri Reja për ndeshjet e 25, 28 dhe 31 marsit, përkatësisht me Andorrën në transfertë, Anglinë në Tiranë dhe San Marinon në transfertë.
Publikohet edhe lista e futbollistëve të Kosovës për ndeshjet e marsit kundër Spanjës, Suedisë dhe Lituanisë
Trajneri i Kombëtares së Kosovës në futboll, Bernard Challandes, ka shpallur listën e futbollistëve për ndeshjet e muajit mars.
Bëhet fjalë për duelet me Spanjën dhe Suedinë për kualifikimet për botëror si dhe miqësoren me Lituaninë, njofton FFK, transmeton Klan Kosova.
“I ftuar për këtë grumbullim ka qenë edhe sulmuesi i skuadrës Hammarby IF, Astrit Selmani, por për shkak se ka rezultuar pozitiv në Covid-19 nuk ka mundësi t’i bashkohet Kombëtares. Si zakonisht, Dardanët do të akomodohen në hotel “Emerald”, ndërsa stërvitjen e parë do ta zhvillojnë të hënën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në orën 19:00”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, nga një njoftim i minutës së fundit, mësohet se portieri i parë Arjanet Muric është larguar nga grumbullimi për arsye disiplinore pasi ka patur një konflikt me mesfushorin Edon Zhegrova.
Në vijim po japim listën e futbollistëve të grumbulluar nga Kosova për ndeshjet e marsit.
©️ VOTRA Magazine / Mars 2021