Sport

Legjenda të sportit shqiptar

Loro Boriçi 

Loro Boriçi ishte një futbollist i madh i Vllaznisë, Partizanit dhe Kombëtares së Shqipërisë. Ai lindi në Shkodër më 26 gusht 1922 në një familje me shumë fëmijë. Në moshën 15-vjeçare do të stërvitej me të rinjtë e Vllaznisë për të kaluar menjëherë pastaj me skuadrën e parë. Në vitet e pushtimit fashist, Loro Boriçi shkoi në Itali ku kreu studimet. Kështu, në fillim e viteve ’40 Boriçin do ta shikojmë me skuadrat e kryeqytetit italian, Lacion dhe Romën. Më pas ai kthehet në Shqipëri ku aktivizohet me Partizanin, Spartakun e Tiranës dhe Flamurtarin e Vlorës. 

Loro Boriçi e la futbollin aktiv në vitin 1956, dhe një vit më vonë mori drejtimin e ekipit kombëtar, të cilin do të udhëhiqte për 20 ndeshje në tri periudha të ndryshme. Me përfaqësuesen ai arrin të fitojë vetëm dy takime, të barazojë katër dhe të humbasë 14-të. Boriçi pat drejtuar për herë të fundit kombëtaren më 10 tetor 1976 në miqësoren Shqipëri-Algjeri të fituar nga miqtë. 

Loro Boriçi është vlerësuar me tituj të ndryshëm gjatë dhe pas karrierës së tij sportive. Disa nga titujt përfshijnë: 

Mjeshtër i Madh Sporti
Mjeshtër i Merituar
Nderi i Sportit Shqiptar
Urdhri “Naim Frashëri” klasi I
Mjeshtër i Madh i Punës

Loro Boriçi u nda nga jeta më 22 prill 1984. 

©️ VOTRA Magazine / Prill 2021 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button