Sport

Kampionë të sportit shqiptar

Majlinda Kelmendi


Majlinda Kelmendi është një kampione e xhudos nga Kosova. Majlinda lindi më 9 Maj 1991 në Pejë të Kosovës. 

Kelmendi filloi të praktikonte sportin e xhudos në moshën 8-vjeçare në vitin 1999, në qytetin e saj të lindjes në Pejë. Nga fillimet e saj, trajner e kishte ish-xhudistin Driton Kuka. Në vitin 2009, Kelmendi fitoi medaljen e artë në Kampionatin Botëror për të rinj në Paris të Francës. Një vit më vonë, ajo arriti vendin e 5-të në Kampionatin Botëror për të rinj në Marok dhe përfundoi e 9-ta në kategorinë 52 kg në Kampionatin Botëror të Xhudos në Tokio, Japoni. Megjithatë, titullin e parë botëror në xhudo, Majlinda e fitoi në vitin 2013 në kampionatin Botëror të Xhudos, i cili u mbajt në Rio de Janeiro të Brazilit. Ajo arriti ta mbrojë titullin botëror edhe në vitin 2014, vit në të cilin Majlinda Kelmendi u shpall xhudistja më e mirë në botë, në të gjitha kategoritë. I njëjti vit, për të solli edhe dekoratën “Medalja Presidenciale e Meritave”, të cilën ia dhuroi Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. 

Mirëpo kulmi i karrierës së Majlinda Kelmendit erdhi në vitin 2016, fillimisht pasi e fitoi medaljen e artë në Grand Slam të Parisit, duke e bërë këtë titullin e tretë radhazi të fituar. Dy muaj pas këtij suksesi, ajo triumfoi me medalje të artë në Kampionatin Evropian të Xhudos në Kazan të Rusisë. 

Po kështu, Lojërat Olimpike në Rio 2016, Majlinda Kelmendin e shndërruan në sportisten më të suksesshme kosovare, pasi fitoi medaljen e artë në xhudo dhe u bë atletja e parë Kosovare që fiton medalje të artë për Kosovën në Lojërat Olimpike. 

Së fundmi, Kelmendi e fitoi medaljen e artë në Grand Prix-in e Tel Avivit, kurse në vitin 2017 ajo fitoi medaljen e artë në Grand Prix në Tashkent.

©️ VOTRA Magazine / Mars 2021

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button