Izmir Smajlaj
Izmir Smajlaj ka lindur më 29 mars 1993 në Shkodër, është një atlet shqiptar i kërcimit së gjati dhe trehapëshit.
Izmir Smajlaj është stërvitur nga trajneri i njohur i atletikës Vildan Tufi, i ndarë para pak kohësh nga jeta, nga duart e të cilit kanë dalë shumë kampionë kombëtarë në atletikë.
Izmir Smajlaj fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian të Atletikës në salla të mbyllura në Beograd në vitin 2017. Kjo ishte medalja e parë e artë për Shqipërinë në një garë të madhe në atletikë, duke vendosur një rekord të ri kombëtar prej 8.08 metrash në kërcim së gjati.
Izmir Smajlaj vijon ende të dhurojë paraqitje të jashtëzakonshme. Atleti shkodran fitoi medaljen e tretë të artë për vitin 2021, teksa u shpall kampion në Mitingun Ndërkombëtar të sallave të mbyllura që u zhvillua në Beograd të Serbisë.
Pak kohë më parë, shkodrani u shpall kampion i Ballkanit në edicionin e 26 të Ballkaniadës të zhvilluar në Stamboll të Turqisë, kompeticion ku morën sportistë nga 21 shtete. Izmir Smajlaj, garues në kategorinë e kërcimit së gjati, e mbylli garën duke kërcyer në gjatësinë 7.91 m për t’u ngjitur në shkallën më të lartë të podiumit duke bërë që në Stamboll të dëgjohej sërish himni shqiptar.
©️ VOTRA Magazine / Prill 2021