Ja ku jemi, një pasqyrim vlerash hyjnore me aromë Shqipërie

Mё ёshtё bёrё zakon qё tё shkruaj fjalёn time pasi revista tё jetё bёrё gati pёr shtyp. 

Kjo sepse dua tё sigurohem qё gjithcka ёshtё nё rregull para se tё ulem dhe tё shpreh mirёnjohjen time pёr tё gjithё ata qe e bёjnё revistёn “Votra” njё buqetё yjesh tё shndritshme shqiptare, nё njё botё tё hapur rrethuar me kufij dashurie, respekti dhe mirenjohjeje pёr kulturёn, traditёn, tё bukurёn dhe pozitiven plot shpresё e besim pёr tё ardhmen. 

Tani ështё edhe 10 Vjetori i Pavarёsisё sё Kosovёs, prandaj ky numёr ka mё shumё ngjyrё tё kuqe qё çdo zemёr mund të mbartë apo flamur mund tё ngjyhet, kjo sepse ajo ka aromё Shqipёrie nga çdo cep i botёs. 

Flamuri shtetëror i Kosovёs përqafon ngjyrёn e kaltёr tё Europёs, yjet e komuniteteve  tё ndryshme nё tokёn e ngjyrosur me ngjyrën e lumturisë, por pёr shqiptarёt ajo tokё ёshtё e larё me tё kuqen e dashurise sё shqiptarit pёr tё, tё cilёt e derdhёn gjakun pa u kursyer qё ajo tё ngelet përjetësisht shqiptare. 

Ishte 17 Shkurt 2008 kur Kosova heroike fitoi pavarёsinё e saj si sovrane e lirё mes shteteve tё botёs, kur ajo shpalli zotimin e saj ndaj paqes dhe stabilitetit nё rajon dhe premtoi qё tё ndёrtojё njё shoqёri e cila respekton, mbron dhe promovon diversitetin e popullsisё sё saj. 

Ёshtё muaji i dashurisё dhe ky numёr ka mё shumё dashuri se çdo revistё e mbushur shkronja dhe foto mund tё mbajё nё vete. 

Çdo gjeneratё ёshtё mbledhur sё bashku nё njё buqetё jete plot dashuri, nga çdo cep i botёs, prandaj mos e mendoni revistёn “Votra” si njё grumbull ngjyrash mbi tavolinё, nёn sqetull apo nё çantё, por shikojeni sikur njё takim brezash dhe mendjesh tё  mёnçura  e tё ditura nё çdo subjekt tё imagjinueshёm. 

Mes faqeve tё saja janё shoqёri tё reja qё krijohen gjatё periullёs qё ne kemi privilegjin t’i  intervistojmë, apo tё vendosim se cilёt artikuj tё pёrdorim nё çdo numёr. 

Mё pёlqen tё mendoj pёr ta si diçka qё me tё vёrtetё e prek zemrёn time me dashuri, prandaj duke u dhёnё hapёsirё nё revistё shpresoj qё tё arrijnё tё prekin edhe tuajat me tё njёjtin intensitet, duke lёnё pas gjurmё qё shtojnё energji pozitive nё botё, sepse le tё mos harrojmё qё Nёnё Tereza ka thёnё; “ Unё e vetme, nuk mund ta ndryshoj botёn, por mund tё hedh njё gur pёrgjatё sipёrfaqes sё ujrave dhe të krijoj shumё valёza.” 

 Kёtё vit pata kënaqësinë qё tё marr pjesё edhe nё panairin “New York Times Travel Show”. dhe mes asaj energjie marramendёse njerёzish, vendesh dhe kulturash, e ndjeva veten plotёsisht nё biznes, sepse edhe revista “Votra” ka brёnda saj misionin e krijimit tё urave lidhёse mes komuniteteve dhe kulturave tё ndryshme, tё gjejё tё përbashkëtat dhe tё ndajё tё veçantat me tё tjerёt. 

E ku mund të jetë një panair i përmasave të tilla më në shtëpi se në New York, në vendin ku fliten mbi 200 gjuhë dhe ku kulturat e ndyshme jetojnë pranë njëra-tjetrës? 

Prandaj është jo çudi që ky panair kthehet në një festim internacional kulturor. 

Përgatituni që nё mes tё faqeve tё revistës “Votra” të gjeni një aventurë të vërtetë vlerash pozitive, hyjnore me aromë Shqipërie dhe shpresoj që ajo të bëhet një shoqëruese e denjë e rrugëtimit tuaj! 

Kosovë, të pafsha Shqipëri! 

                                          Me dashuri 

                                        Afërdita Delaj 

                                        Editor in Chief 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Verified by MonsterInsights