Sport

Hidhet shorti për kupat e Europës. Ja tëgjitha përballjet e ekipeve shqiptare

⚽️ Është hedhur në Zyrih të Zvicrës shorti i kupave tëEuropës për sezonin 2021-2022. Këtë vit, si kurrë më parë nëhistorinë e futbollit, marrin pjesë plot 11 skuadra shqiptare nëkupat e Europës, 4 nga Shqipëria, 3 nga Maqedonia e Veriut, 3 nga Kosova dhe 1 nga Mali i Zi. 

  Kështu, Teuta do të përballet me moldavët e Sherif Tiraspol për fazën e parë kualifikuese të Ligës së Kampionëve. Këta tëfundit janë një skuadër e njohur për tifozët shqiptarë, pasi në tëkaluarën kanë eliminuar Kukësin. 

⚽️ Ndeshjet e para janë parashikuar të luhen më 6 ose 7 korrikdhe ato të kthimit më 13 ose 14 korrik. Skuadra e Martinit do ta luajë si pritëse ndeshjen e parë, ndërsa ndeshja e kthimit do luhetnë Moldavi një javë më vonë. ⚽️

⚽️ Short jo shumë i favorshëm për Shkëndijën e Tetovës, tëcilën edhe pse ishte në vazon e skuadrave favorite dhe mund tëpeshkonte kundërshtarë më të lehtë, goglat e vendosën përballëkampiones së Sllovenisë NS Mura, ku ndeshjen e parë Shkëndijado ta luajë në shtëpi. ⚽️

⚽️ Kështu, Prishtina, e cila pasi u ndesh më datën 22 qershornë Durrës në gjysëmfinale të turit paraeliminator të Ligës sëKampioneve me kampionët e San Marinos FC Folgore dhe fitoi2 – 0 me golat e Endrit Kransiqit në minutën e 51 dhe Otto John në minutën e 92, u përball në finale më 25 qershor në Elbasan me fituesin e gjysmëfinales tjetër Inter d’Escaldes të Andorrës.Edhe këtë ndeshje Prishtina e fitoi me rezultatin 2 – 0 me golat e Endrit Krasniqit në minutën e 44 dhe 58. Tashmë Prishtina ështëkualifikuar për në fazën e parë kualifikuese të Ligës sëKampioneve, ku do të ndeshet me Ferencvarosh të Hungarisë. ⚽️

⚽️ Shorti caktoi edhe rivalët e ekipeve shqiptare përKonference League, kompeticionin e ri që merr jetë këtë sezon, finalja e të cilit do të luhet në Tiranë, në stadiumin Air Albania

⚽️ Kështu, Laçi do luajë përballë malazezëve të Pogdoricës. Ndeshjen e parë kurbinasit do ta luajnë në shtëpi më 8 korrik, ndërsa ajo e kthimit do të zhvillohet një javë në vonë. ⚽️

⚽️ Për Partizani goglat kanë caktuar skuadrën moldave tëSfintul Geroge, me ndeshjen e parë që do të zhvillohet nëtransfertë, ndërsa ndeshja e kthimit në Shqipëri. ⚽️

⚽️ Vllaznia, do të ketë kundërshtar në turin e parë boshnjakëte Shiroki Brijeg. Sfida e parë luhet në transfertë, ndërsa ajo e kthimit në “Loro Boriçi”. ⚽️

⚽️ Goglat kanë rezervuar edhe dy derbi shqiptarësh. Shkupisfidon Llapin, ndërsa Deçiç i Tuzit dhe Drita e Gjilanit do tëpërballen mes tyre. Ndërkohë Struga sfidon letonezët e Liepaja.⚽️

©️ VOTRA Magazine / Korrik 2021 

⚽️

⚽️

⚽️

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button