Helidon Haliti dhe magjia e akaurelit te tij

 

 

“The artist is similar to the river that cannot find rest, but continues to flow in search of the sea …; but differently from the river that streams from the height towards the bottom, the artist overflows towards the peaks; he doesn’t descend, but climbs toward the height of the human spirit, heart and mind, extending himself all over the cosmos and all over the human micro cosmos. The artist accepts neither limits, nor rest; he occupies always new lands …; he is always in movement and searching …”

 

 

  1. Helidon ju jeni një artist shumë i njohur dhe me një karrierë  të pasur artistike me shumë ekspozita në mediumin e vajit, kohët e fundit sikur merreni më shumë me akuarel, si kaluat tek akuareli një medium kaq delikat, kur pikturat tuaj të vajit kanë një ekspresion e force shpërthyese ?

 

Unë jam nje artist, për mua nuk ka asnjë ndryshim të jësh një artist i njohur apo jo. Për mua e rëndësishme është të jesh një artist i përkushtuar dhe të merresh me art 24 orë në ditë, pra të jetosh me art dhe përmes artit, me shqetësimet dhe lëvizjet e tij.

Arti të do 100% për vete dhe ti duhet t’i përkushtohesh, pasi nëse e le artin edhe ai të braktis në mënyrë adekuate, është njëlloj siç ne braktisim pa e kuptuar trupin tonë dhe ai deformohet si për kapriçio ,dhe një muskul i deformuar, vështirë të kthehet më. Thjesht kohët e fundit e kam punuar më shumë akuarelin.

Akuareli më duhet pasi është gjendja fillestare e një tabloje në vaj, është ajo gjendja e fresket, ajo gjendja e sinqertë, ajo gjendja e rrëmbyer e cila të duket pak si e përkohëshme kur e bën në një tablo në vaj, por kur e bën në letër në mediumin e akuarelit, ajo qëndron në harmoni në letrën e bardhë si dhe me gjëndjen emocionale të çdo momenti.

Akuareli më ka bërë të dal jashtë studios, të marr më shumë oksigjen, të prek më shumë ngjyrën dhe zemërgjërësinë e natyrës, të thith oksigjenin e pastër dhe të kthehem në studio i mbushur dhe i akumuluar për të prekur rishtazi mediumin e ashpër të vajit, pra akuareli është një pikë vaji në ingranazhin tim dhe e ndihmon atë të funksionoj lirshëm.

 

  1.   Shumë adhurues të akuareleve të tua janë të interesuar të dinë diçka nga metodat juaj e të pikturuarit. Cila është ndjesia juaj personale për mediumin e akuarelit ?

Mediumi i akuarelit është një nga mediumet ende me kritere, pra duhet ta respektosh perfeksionin e teknikës që të thuash se je në udhën e duhur. Ky medium mësohet nga shumë, por përvetësohet nga shumë pak. Unë karakterizoj në stilin tim një harmoni të tre elementeve, letër, bojë dhe ujë dhe mjeti harmonizues është padyshim peneli. Akuareli ka një rregull ”sa bojë dhe sa ujë mban peneli”. Karakteristika ime si artist është pikturimi live në natyrë, kushtet atmosferike janë armiku i teknikës, por dhe miku më i madh i emocionit, unë e perballoj me shpejtësi pothuajse marramendëse .Në fillimet e punës time,10 minutëshi i parë është dominant dhe shumë i rëndësishëm për vijueshmërinë e rezultatit, i  cili shpesh nuk është se më intereson shumë. Ajo që më intereson është të vallëzoj në pistën e natyrës me të dashurën time të radhës dhe melodia të perfeksionoj lëvizjet e të gjitha elementeve, letër, bojë, penela, ujë. Çdo hap që hedh në vallezimin tim është  si në prag të greminës, o rrëzohem në të, o vallëzimi vazhdon. Një vallëzim pa skenar. Një vallëzim pa koreograf. Një vallezim pa rregulla. Por një vallëzim me emocion dhe vetëm, hapat në 10 minutëshin e parë të tij janë si hapa lufte që shpesh ngrenë pluhur dhe shpesh krijojnë baltë dhe zhurmë, për të ardhur qetësia e nje 50 minutëshi që më shumë se vallëzim të kujton përkedhelitë dhe puthjet, të cilat bëhen me aq elegancë që sjellin vetëm kënaqësi dhe jo gërricje, puthje në të gjithë pjesën e letrës dhe sa me të lehta për të sjell në orgazëm dhe absolutisht jo për të krijuar plagë. Teknika ime i përngjan një dashurie romantike dhe me epsh të perjetshëm.

  1. Cila është rëndësia e ujit në pikturën tuaj?

Uji është një element i cili e ndihmon teknikën time pasi vihet me masë dhe me shpejtësi. Uji duhet të qëndrojë kursyeshëm në letër, pa e dëmtuar atë. Ujin duhet ta kesh gjithë kohës nën kontroll se është ai që ndihmon në lojërat e njollave të mia, por ëshë ai që mund t’i shkatërrojë ato. Unë e filloj duke e lagur letrën dhe në të njejtën kohë uji luan rolin e vizatimin dhe puthjes butë të letrës. Nëse uji e prek kursyeshëm letrën, freskia e akuarelit është maksimale. Rol të madh në ruajtjen e kësaj freskie luan edhe shpërndarja e tij me penelin përkatës. Unë filloj me furça shumë të mëdha dhe me shumë shpejtësi, letra laget aq sa duhet, vendosen njollat e mëdha që do të zotërojnë më vonë përjetësisht peisazhin dhe më pas harmonizohen me njollat e vogla. Zakonisht filloj nga planet e largëta për të ardhur te plani i parë. Mundohem të krijoj distancë të konsiderueshme ndërmejt njollave dhe ato e mbajnë relativisht të fresket akuarelin. Pra nuk i përziej pothujse asnjëherë njollat dhe planet ndërkohë që letra është ende e lagësht. Mundohem të prek sa më pak letrën e lagur, mundësisht vetëm një herë.  Pres me durim që ajo të thahet dhe në rastin e pikturimit live kjo vjen shumë më shpejt se në studio. Kjo armë shpesh është edhe shkatërruese, gjithmonë duhet ta kthejmë në favorin tonë. Unë interpretoj në natyrë, nuk i qëndroj besnik arkitekturës,  por gjendjes emocionale, i qëndroj besnik teknikës, emocionit dhe freskisë sa më maksimale. Në akuarelin e mësuar ndiqen rregulla të tjera si ato të shtresave, nga e lehta në rritjen progresive të gamave. Unë nuk jap mësim kur pikturoj pasi dashuria nuk mësohet, ajo ndjehet.

Kur ka alkimi maksimale ndërmjet elementëve, lind dhe vepra (fëmija) i përjetshëm.

  1. Çfarë mendon për rëndësinë e vizatimit në pikturën me bojëra uji?

Vizatimi është një element bazë në të gjitha mediumet, por në akuarelin “klasik” është gjithshka. Një vizatim i fortë të garanton një siguri të madhe, ai shërben në të gjitha stacionet e punës, që nga ajo fillestare dhe deri tek ajo përfundimtare. Ai është një element që të krijon një siguri të madhe dhe vizatimi mësohet me praktikë dhe me shumë orë pune intensive dhe sistematike. Vizatimi ndihmon akuarelistin të bëhet një artist korrekt dhe nëqoftëse i zbaton rregullat e tij, bën vepra shumë të mira, por po i theve ato, bën kryevepra. Unë nuk vizatoj me lapës në letër para se të filloj akuarelin, më duket sikur e ndot letrën, por vizatoj me penel dhe kryesisht me ujë, pra sa më trasparent. Ka shumë teknika të ndryshme, por kryesorët , mjeshtrat  punojnê me vizatim, shumë  pak mjeshtra fillojnë direkt me penel, është çështje perceptimi, nuk ka recetë në këtë pikë, rezultati final është me i rëndësishmi. Nuk ka rëndësi se çfarë rruge ndjek për të arritur në destinacion, e rëndësishme është të arrish.

  1. Cilat mendoni se janë tiparet që bëjnë një artist ?

Tiparet e një artisti nuk kanë recetë, nuk shpjegohen. Artist lind, mendoj, nuk bëhesh dhe ndër vite artistët vijnë në trajta të ndryshme, sa më unike dhe duke thyer rregullat dhe duke shkuar kundër rrymës.

Artisti noton kundër rrymës, mjeshtri i mësuar noton me rrymën dhe e ka jetën më të lehtë, artist ka lind të çaj rrymën, të çaj dëborën për pasojë të vuajë pasojat e pasionit, pasojat e emocionit të tij, artisti  i vërtetë bën dashuri.

 

  1. Cfarë subjektesh ju inspirojnë ju më shumë?

Subjektet që më ispirojnë më shumë në akuarel janë pemët, qipariset, por sidomos ulliri me sfond kodrat gjithmonë të harkuara. Më pëlqen drita, por shumë shpesh pikturoj pemë në kodra. Pemët e mia gjithmonë vallëzojnë me ngjyrën dhe njollat e akuarelit, ato do fluturonin, nëse  nuk do i mbante lidhur mbas tokës trungu dhe hija e tyre.

  1. A është e rëndësishme vlerësimi i audiences për ju ?

Audienca është diçka shumë e rëndësishme për mua, pasi është ajo që të ndihmon ta mbarosh veprën ose të braktisësh atë, pra është si vaji në ingranazhin e artistit dhe jo si kokrra e zhavorit që e pengojnë ingranazhin. Unë ndjek çdo frymëmarrje të audiences, jam aty të performoj dhe të ndihmoj sadopak në zgjidhjen e ekuacioneve mbi stilin tim, por duke qenë artist spontan, gjithmonë inprovizoj ndërkohë që demostroj. Demostrimet  e mia janë të lirshme, por nuk kanë emocionin që më jep interpretimi live në natyrë.

 

  1. A e përfundoni punën tuaj në një seancë?

Shumë rrallë e lë punën time për një seancë tjetër, shpesh ajo përfundon që në seancën e parë, por ka shumë punime që i rikthehem në studio dhe i prek rishtazi me shumë kujdes dhe suksesi është pothuajse optimal, me pëlqen ti prek punët në studio.

Ulem në natyrë dhe perceptoj pejsazhin ,por në shumë pak raste përputhet, ajo që kam paraparë me rezultatin final është njëlloj si dashuria, nuk e di asnjëherë rezultatin final të orgazmës.

 

  1. Ju jeni i njohur si kolorist  ,keni ndonjë teori “mendim “mbi ngjyrën si duhet përdorur ajo ?

Mendimi për ngjyrën… Gjithçka mësohet, vizatimi, teknika, efektet, truket etj., Por, jo ngjyra, ajo është e lindur.

 

  1. Le të flasin mbi stilin tuaj të punës, ju keni  një stil unik, që tashmë është emëruar stili Helidonian , mund të na thoni diçka rreth kësaj. A kanë ndryshuar stili juaj gjatë viteve të karrierës suaj artistike?

Stili im nuk e di a është unik apo jo, por jam i bindur që në pamje të parë duket si i thjeshtë dhe kollaj i imitueshëm, por nuk është ashtu. Gjithçka  që buron nga shpirti i takon vetëm atij që e prodhon, jo atij që e huazon.

Stili im në akuarel ka pësuar perfeksione, ose deformacione artistike, por jo ndryshime, unë sjell përditë punime të reja me gamë dhe emocione të reja, por stili është pothuajse i njëjti dhe kjo me habit shumë, ndërkohë që në vaj kam ndryshuar goxha, ndër vite.

  1. Cili  është opinion juaj për zhvillimin e artistit – konkurrencë ose bashkëpunim me artistët e tjerë?

Konkurrenca ndërmjet artistëve në Shqipëri më kujton ato të shkallëve prej druri të kalbura, mjerë ai që shkel në to dhe në rastin më të mirë të atyre shkalleve që ndërtohen nga lart poshtë apo të asaj gruas që e akuzuan për imoralite, në Shqipëri është e ndaluar me ligj konkurrenca.

 

  1. Keni marrë pjesë në shumë Bienale të rëndësishme të akaurelit duke prekur të gjitha kontinentet , si i shihni këto eksperienca.

Kam marrë  pjesë dhe do marr pjesë në shumë Bienale të akuarelit nëpër botë unë dhe shumë artist shqiptar si për të plotësuar pazellin e munguar prej vitesh. Është bukur të përfaqësosh ndjenjat e tua në një bienale, është bukur të dëgjohet dhe të botohet Shqiperia nëpër katallog arti, mungesa që po plotësohet.

 

15.Ju keni fituar në Hong Kong titullin “Mjeshtër i madh”, mund të thoni diçka lidhur me këtë event dhe sensacion që provuat, si u prit në Shqipëri ?

Në Hong Kong fitova një çmim dhe u gëzova pa masë, kur u ktheva  në Shqipëri mu duk sikur kisha bërë një faj, ende kështu  ndjehem pas kaq muajsh.

 

  1. Ju krahas artistit  jeni dhe organizator  dhe kurator i  2 Bienaleve shumë të suksesshme të akuarelit në Shqiperi, si ndiheni në rolin e kuratorit?

Unë jam artist ,organizator dhe kurator, ndjej që kam shumë energji dhe shumë për të kontribuar në vendin tim dhe jo vetëm, kjo më bën më të fuqishëm, dua të kap dhe çdo moment të jetës, të punoj fort, të jetoj si një artist.

Helidon Haliti belongs to the new generation of contemporary Albanian students that are graduated during nineties in the Academy of Fine Arts in Tirana. The picture students of these years have had the possibility to apply modern-day methods and materials while being taught by Albanian professors and lecturers invited from France, Italy, Swiss, etc. Prior to this time the works and exhibitions of the modern arts as well as of the different experiments were forbidden and punishable as “heresy”. Of this time period is the joint exhibition of the teachers and students in the NGA (1993), their contacts with and visits in museums and galleries abroad, as well as the students’ aspirations for more freedom in the art, according to the European and other well known models. This atmosphere of emancipation being already hoped by all artists, especially by their yang generation, had influenced on the education of the painter Helidon Haliti since the he was a student. He has been present always in numerous exhibitions in Albania and abroad,

Haliti realizes his works in different genres and techniques. The drama of emigration and the spiritual distemper he is still suffering as an emigrant are reflected in several pictorial cycles, such as “The Legs”, “The pigeon”, “The cage”, “Eva and Adam”, etc. Haliti insists in preserving the light of the Albanian nature in his picture. He paints with powerful colors creating works that radiate spiritual warmth, esthetic beauty and artistic workmanship. Haliti’s fables communicate easily with the public for his works unfolds and transmits actual messages and ideas; the images he chooses are picked up from the true life and nature.

People stand nailed before some Haliti’s pictures trying to “read” their motif, whereas in other pictures he invites the spectators “to enter them”, in order to trace the painter’s travel through the labyrinths of the world he has created by the means of his brush and his fantasy. They are beautiful, both of them, for they contain sincerity and love.

 

Intervistoi: Denis Dedej

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*