Nëse e keni ndjekur sado pak basketbollin shqiptar gjatë viteve 80, me siguri i pari person që ju vjen ndër mend është Gazmend Çaçi, lojtari më i mirë i Partizanit dhe kombëtares shqiptare të atyre viteve.
Gazmend Çaçi ka lindur në vitin 1957.Ai ka luajtur gjatë gjithë karrerës së tij me ekipin e Partizanin. E nisi basketbollin që 14 vjeç dhe lujati plot 26 vite rradhazi në nivele të larta, deri sa u tërhoq nga sporti në vitin 1997, në moshën 40 vjeçare.
Karriera sportive e Çaçit ka qenë e mbushur me trofe arritje dhe tituj. Ai është shpallur 18 herë kampion i Shqipërisë ku nga këto ka fituar tituj 16 radhazi me Partizanin si lojtar dhe 1 si trajner.
Gjithashtu, Gazmend Çaçi ka marrë pjesë në kampionatet europiane me kombëtaren e Shqipërisë, në Kupat e Europës me Partizanin si dhe në Ballkaniadat e zhvilluara në ato vite.
Çaçi numëron në karrierën e tij mbi 100 ndeshje ndërkombëtare, ku shpeshherë ka qenë shënuesi më i mirë i ndeshjes.
Çaçi është shquar gjithashtu gjatë gjithë karrierës si sportist i disiplinuar dhe model për të tjerët. Për merita të veçanta në fushën e sportit, në vitin 2012 presidenti i Shipërisë në atë kohë Bamir Topi i akordoi Gazmend Çaçit Urdhrin “Mjeshtër i Madh” me motivacionin: “Për kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e sportit të basketbollit, si lojtar i jashtëzakonshëm dhe si trajner që ka përgatitur breza të tërë të sportistëve të rinj.”
©️ VOTRA Magazine / Korrik 2021