Fjalë të urta që lidhen me veprimtari të ndryshme

Nga: Gela Bulku

ATDHEU

  • Atdheu e nana nuk harrohen. Tropojë
  • Balta më e ëmbël se mjalta.  Gjirokastër
  • Shqiptari nuk lë hak pa marrë, e borxh pa larë. Vlorë

BESA

  • Amanetin e mban toka. Shkodër
  • Dhelprës me dhelpëri, ujkut me trimëri. Jug
  • Hidhëroju dikujt aq sa ka dituri. Preshevë

DITURIA

  • Dëgjoni, o bij, mësimet e një ati dhe tregoni kujdes që të mësoni të gjykoni. Fjalët e Urta 4:1
  • Mos e braktis diturinë dhe ajo do të të mbrojë; duaje, sepse ajo do të të ndihmojë. Fjalët e Urta 4:6
  • Frika e Zotit është parimi i diturisë dhe njohja e të shenjtit është zgjuarsia. Fjalët e Urta 9:10

DREJTËSIA

  • Bëj nder e gjej qeder. Myzeqe
  • Mos pyet si vdiq, po pyet si rrojti. Jug
  • Rrit këlyshët të të hanë kokën. Devoll

MATURIA

  • Dasma nuk shihet në fillim, por në fund. Jug
  • Më mirë një pulë nesër, se një vezë sot. Dibër
  • Ujku kur ndien erën e dhenve, harron që ata kanë bariun prapa. Jug

PUNA

  • Kush ka turp, vdes për bukë. Jug
  • Me fal gjakun është burrni. Kosovë
  • S’gjuhet me zagar lidhur. Berat

THJESHTËSIA

  • Ena bosh zhurmon me tepër. Krujë
  • Hiq inatin gjej rehatin. Krujë
  • I buti thyen të fortin. Shkodër
Back to top button
Verified by MonsterInsights