Kombëtarja arriti fitoren e parë në kualifikueset e Euro 2024, duke marrë edhe pikët e para që vlejnë për objektivin, pjesëmarrja në fazën finale që do të mbahet të Gjermani.
Shqipëria e drejtuar nga Sylvinho mundi me rezultatin 2 – 0 Moldavinë të shtunën në stadiumin “Air Albania”.
Golat u shënuan në pjesën e dytë nga Jasir Asani dhe Nedim Bajrami, duke e ngjitur skuadrën në vendin e tretë me po aq pikë sa Polonia që renditet e dyta.
Në pjesën e parë kuqezinjtë kishin disa raste ku u veçua shtylla e Cikalleshit, ndërsa i lejuan pak kundërshtarëve.
Tifozët pritën deri në minutën e 52’ për të festuar golin që erdhi nga këmbët e Jasir Asanit, i pari për të me Kombëtaren. Goditja e tij nuk i dha mundësi portierit Railean të reagonte.
Në të 76’ një gabim i moldavëve u kthye në kundërsulm nga kuqezinjtë. Kësaj here ishte Nedim Bajrami, i cili realizoi dhe ndezi përsëri atmosferën në fushë dhe tribuna.
Stadiumi kishte momente kulminante, ndërsa tifozët kuq e zi tregonin njëzëri mbështetjen e tyre për Kosovën e cila ndodhet në një moment jo fort të favorshëm përballë Serbisë.
Flamujt me fyrytën e Adem Jashairt ishin dominatë gjatë ndeshjes, ndërsa Pilsat kishin zënë një nga tribunat kryesore të stadiumit.
Një fitore me rëndësi kjo e Kombëtares që të martën do të luajë në transfertë me Ishujt Faroe që u mund me rezultatin 3 – 0 nga Çekia. Qëllimi janë përsëri 3 pikët, pasi në Shtator Shqipërinë e presin dy ndeshje të vështira me Çekinë në transfertë dhe Poloninë në shtëpi.
Ndërkohë Supergoli i Asanit është përzgjedhur nga UEFA si një nga më të bukurit, dhe është në garë me të tjerë gola.
Golat që marrin pjesë në këtë garë, janë ai i Elif Elmas ndaj Ukrainës, goli i armenit Grant Leon Ranos në ndeshjen Uells-Armeni dhe goli i Bernardo Silvës në ndeshjen mes Portugalisë dhe Bosnje Hercegovinës.