‘Festivali Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë’, ngjarja më e rëndësishme muzikore për të gjithë fëmijët, ka përfunduar 3 netët e konkurrimit në qendër të qytetit të Shkodrës, ku u zhvillua në datat 1, 2 dhe 3 qershor. “Mos ma prekni pemën” një këngë e kompozuar dhe orkestruar nga Kristi Popa,me tekst të Jorgo Papingjit,kënduar nga Ana Kodra është fituesja e çmimit të parë në edicionin e 55-të të Festivalit!Në këtë festival ishin pjesëmarrës rreth 200 fëmijë nga të gjitha trevat shqipfolëse. Në natën e parë u dekorua drejtori i festivalit dirigjenti Kujtim Alia, të cilit iu dorëzua titulli “Mjeshtër i madh”. Festivali Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë i krijuar në maj të vitit 1963, mbetet një nga traditat më të bukura muzikore në qytetin e Shkodrës.Prej vitit 1993 festivali i fëmijëve në Shkodër u kthye në mbarëkombëtar dhe që nga ky vit marrin pjesë fëmijët nga të gjitha trevat shqipfolëse. Këtë vit festivali u organizua nga Bashkia e qytetit, Drejtoria Arsimore Rajonale, Qendra Kulturore e Fëmijëve, Shoqata “Shpirti Artistik i Shkodrës”, Radio Televizioni Shqiptar dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.
Freskida Miloti