Ekipi F.C. Albania Zürich ngjitet për herë të parë në histori në kategorinë e tretë të futbollit zviceran

Ekipi i futbollit F.C. Albania Zürich, i udhëhequr nga presidenti strugan Sokol Dauti, ka gëzuar të gjithë shqiptarët të cilët jetojnë në Zvicër, duke u ngjitur në kategorinë e tretë të futbollit zviceran. Fitorja e fundit 4:0 kundër FC Glttbrugg, u siguroi matematikisht djemve tanë ngjitjen në Ligen e 3-të. Kjo është ngjitja e dytë e këtij ekipi një kategori më lart brenda shtatë viteve të fundit.  

Krahas punës së palodhur të stafit drejtues dhe futbollistëve, të cilët duhet thënë se janë nga çdo trevë e trojeve shqiptare, një meritë të veçantë ka edhe trajneri Samir Idrizi, i cili e ka shndërruar ekipin shqiptaro-zviceran në një makineri golash. 

Gjithsesi, ky sykses nuk mund të arrihej pa mbështetjen financiare të sponsorve si Saliu AG, i cili është edhe sponsor general i ekipit, por edhe Asani Bodensysteme, AN Bautechnik, etj. 

Por meritën më të madhe sigurisht e kanë futbollistët e këtij ekipi, si Arbnor Bekiri, Azem Sulejmani, Enkid Qato, Valon Jashari, Granit Shemshedini, Seid Zymberi, Shkodran Nuredini (ish lojtar i komëtares U-19 të Shqipërisë),  Armend Sadiki, etj., të cilët me lojën dhe golat e tyre bënë të mundur arritjen e këtij suksesi të jashtëzakonshëm për ekipin e F.C. Albania Zürich. 

©️ VOTRA Magazine / Qershor 2021 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Verified by MonsterInsights